8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bernard Show/ Muhamedin e quante “shpëtimtar të njerëzimit”, urrente derrat dhe budallenjtë

Më të lexuarat

Me 2 nëntor të vitin 1950, vdiq shkrimtari, dramaturgu, eseisti, kritik i teatrit dhe muzikës, irlandezi George Bernard Show, i cili, që ndër ata perëndimorë që vlerësoi mëte madhe Profetin Muhamed. “Unë e kam studiuar atë dhe ky njeri i jashtëzakonshëm, Muhamedi, për mendimin tim duhet ta kishte quajtur veten shpëtimtar të njerëzimit”, ka thënë ai.

Ai ishte një mik i kryeministrit anglez Winston Churchill dhe me të pati një këmbim batutash, nga ku doli në pah sensi i lartë i humorit që e karakterizonte. Bernard Show ishte shumë i dobët e Churchill ishte mbipeshë, kështu që një ditë Churchill i tha Bernardit: “Kushdo që të sheh do të mendojë se ka një uri në Angli”. Bernard Show iu përgjigj: “Dhe kushdo që të sheh do të mendojë se ti je shkaku i kësaj urie”.

Bernard Show la shumë mendime, thënie të bukura dhe të mençura. Ja disa prej tyre:

– Nëse njerëzit do të flisnin vetëm ato që kuptojnë, heshtja do të arrinte një kufi të paparë.

– Njerëzit që flasin për veten e tyre, më gënjejnë.

– Një makinë e zbrazët bën më shumë zhurmë sesa një makinë e plotë.

– Gratë inteligjente nuk marrin pjesë në pushtet, por përkundrazi ia lënë pushtetin dhe qeverinë burrave për sa kohë që janë burrat sovranë.

– Asnjëherë mos u ndeshni me derra, sepse të dy do të ndoteni, dhe derrat këtë e pëlqejnë.

– Nëse njerëzit budallenj lexojnë shumë libra prej budallenjsh, ata do të shndërrohen në një person budalla dhe shumë të rrezikshëm, i cili do të bëhet vetëbesues, dhe këtu qëndron fatkeqësia.

– Edhe nëse era kërkon falje, dega do të mbetet e thyer.

– Lakmia për para është burimi i çdo të keqe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit