6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

KOMUNISTËT/ Viti ’91: 22 objekte kulti që regjimi s’donte t’jua jepte komuniteteve fetare

Më të lexuarat

Me ndalimin e fesë në Shqipëri në vitin 1967, regjimi komunist i mbylli të gjitha objektet fetare dhe shtetëzoi çdo pasuri të tyre. Disa i shembi, disa i futi në përdorim për të tjera funksione, si magazina përshembull, e ato më të vyerat në stil e trashëgimi i ruajti duke u dhënë status “monumenti”.

Dhe, në periudhën e fundit të regjimit, kur dhe ushtrimi i fesë po rikthehej, që do të thoshte pra se dhe ato objekte do i riktheheshin funksionit bazë dhe të vetëm për çfarë ishin ndërtuar me shekuj, drejtuesit komunistë diskutonin se si duhej t’i mbanin ende si pronë shtetërore dhe të mos jua dorëzonin komuniteteve fetare.

Në janar të vitit 1991, pak kohë pasi regjimi kishte lëshuar pe edhe për fenë, duke lejuar ushtrimin e besimit, Alfred Uçi, si kryetar i Komitetit të Arteve, kishte ngritur alarmin dhe i këkronte Presidiumit dhe Kryeministrisë që të ndalohej urgjent dhënia e një varg objektesh kulti komuniteteve fetare, për kryerje ritesh në to.

Uçi pasi shpjegon se këto objekte ishin pronë shtetërore që prej vitit 1967, duhej të vijonin të ishin të tilla dhe të mos u jepeshin si pronë komuniteteve fetare. Ai rendit në listë ato objekte që dhe sot konsiderohen si ndër monumentet më elitaret të trashëgimisë fetare në Shqipëri, ku veçojnë xhamia e Et’hem Beut në Tiranë apo e Beqarëve në Berat e Muradia në Vlorë, si kisha Ardenicës në Fier, ajo e Zvërnecit në Vlorë, si dhe e Rubikut mbi shkëmb.

Ja lista e tyre:

– Kisha e Shën Mëri Vllahernës –Berat

– Kisha e Shën Triadhës –Berat

– Kisha e Shën Todrit –Berat

– Katedralja e Shën Mërisë –Berat

– Xhamia e Et’hem Beut –Tiranë

– Xhamia e Beqarëve -Berat

– Teqja Helvetive – Berat

– Kisha e Shëna Premtes Vlash –Elbasan

– Kisha e Shën Kollit Shelcan – Elbasan

– Kisha e Shën Thanasit Poliçan -Gjirokastër

– Katedralja ën lagjen Pllakë në qytetin e Gjirokastrës

– Kisha e Shën Kollit Voskopojë –Korçë

– Kisha e Shën Mitrit Boboshticë –Korçë

– Kisha e Shën Ristozit Mborje – Korçë

– Kisha e Shën Mërisë Maligrad –Korçë.

– Kisha e Manastirit Rubik

– Shpella me pikturë në Dhivër Gjirokastër

– Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë së Ardenicës – Fier

– Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë Pojan Fier

– Kisha e Manastirit Zvërnec Vlorë

– Xhamia Muradie Vlorë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit