9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bëhen të ditura shkaqet e aksidentit të Olldashit

Më të lexuarat

Prokuroria ka bërë të ditura shkaqet e aksidentit tragjik qe i mori jetën deputetit Sokol Olldashi. Sipas ekspertizës auto-teknike, Prokuroria ka dalë në konkluzion se shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë pakujdesia e drejtuesit të makinës.

Gjithashtu per ekspertet rrethane tjeter qe ka ndikuar ne aksident ka qene edhe mungesa e barrierave anesore ne rrugen ku ka ndodhur ngjarja. Shkak ka qene edhe shpejtesia e automjetit, sipas raportit ne ate kthese me shikueshmeri te kufizuar dhe me motin e keq shpejtesia duhet te ishte 20 kilometra ne ore.

Mosrespektimi i sinjalistikes rrugore, eshte nje nga shkaqet ekspertet thone se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e ktheses majtas, por ne vend mungon sinjalistika horizontale. Mosperdorimi i rripit te sigurimit ne ecje eshte edhe shkaku i fundit qe Prokuroria nxjerr ne kete raport. Prokuroria analizon edhe vete gjendjen e rruges, e cila nuk ka barriera sigurie ne pikat kritike, siç ishte edhe vendi i aksidentit. Ne lidhje me kete pike Prokuroria del ne konkluzionin se eshte shkelur ligji edhe nga Enti Pronar i Rruges. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit