11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Reshje intensive të borës, ndalesë në Strazhë dhe Mavrovë – Dibër

Më të lexuarat

Reshjet intensive të borës kanë përfshirë pjesën veriperëndimore të vendit, me ç`rast janë vendosur edhe ndalesat e para për mjetet e rënda transportuese.

Reshjet intensive të borës kanë përfshirë malësinë e Sharrit, Mavrovën, pjesët malore të Dibrës, zona të Gostivarit,etj. Auto – Moto Lidhja e Maqedonisë (AMLM) ka bërë të ditur se është vendosur ndalesa për zonën malore Krak – Mavrovë – Dibër, për shkak të reshjeve të borës, si dhe ndalesa për kalimin malor Strazhë.

Enti për Hidrometeorologji bëri të ditur se nesër priten reshje të borës, sidomos në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit. Reshjet e borës pritet të jenë në orët e pasdites dhe të natës.

Në pjesën perëndimore nesër temperatura më e ulët do të jetë – 2 gradë Celsius, ndërsa në pjesën lindore 1 gradë Celsius.

Në Shkup temperatura e ditës nesër do të jetë 4 gradë Celsius.

Të mërkurën temperatura e mëngjesit do të jetë prej – 5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 0 deri 5 gradë Celsius. Edhe të mërkurën priten reshje të borës në disa zona të vendit.

Të enjten pritet mot i ftohtë me temperatura, të mëngjesit prej – 9 deri -2 gradë, ndërsa ato të ditës 7 gradë Celsius. Të premten do të jetë mot i njëjtë me temperatura të mëngjesit -11 gradë Celsius deri – 4 gradë, ndërsa e ditës prej 1 deri 7 gradë. (M.Mellova/INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit