8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

BeH, nënat e Srebrenicës organizuan marsh për muslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Nënat dhe bashkëshortet e viktimave të Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) organizuan marsh protestues në Tuzëll kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit nga forcat e Mianmarit dhe budistët radikalë, duke bërë thirrje që të mos lejohet që muslimanët e Arakanit të përjetojnë një Srebrenicë tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Të afërmit e viktimave që humbën fëmijët dhe bashkëshortët e tyre në gjenocidin e zhvilluar nga forcat serbe në vitin 1995 në Srebrenicë, ku u vranë mbi tetë mijë civilë boshnjakë, kësaj herë kanë ngritën zërin e tyre për persekutimin e muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Në këtë marsh të organizuar nga Shoqata e Grave të Srebrenicës, është theksuar gjendja e muslimanëve të Arakanit të cilët në një mënyrë janë duke u ballafaquar me gjenocid, me mesazhin, “Mos lejoni që muslimanët Arakanë të përjetojnë një Srebrenicë të re”.

Kryetarja e Shoqatës, Hajra Catic, ka kërkuar që të përfundojnë vdekjet në emër të nënave të cilat kanë përjetuar të njejtën gjë para 22 viteve, duke thënë se: “Ndaloni vrasjen e muslimanëve. Mos krijoni një Srebrenicë të re. Ato që u bëhen njerëzve atje janë të tmerrshme”.

Catic u bëri thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë masakrën në Mianmar, duke thënë: “Bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllur veshët për këto që po u bëhën sot muslimanëve Arakanë, ashtu siç ka bërë ndaj persekutimit që ka ndodhur në Srebrenicë. Srebrenica po përsëritet, muslimanët po vriten përsëri”.

Nënat e Srebrenicës dhe të afërmit e tjerë të viktimave që morën pjesë në këtë marshim bartën parulla me masazhe si, “Ndaloni vdekjen e muslimanëve në Mianmar” dhe “Ndaloni genocidin në Rohingya”

Çfarë ndodh në Arakan?

Që nga data 25 gusht, mijëra muslimanë në Arakan humbën jetën nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit me arsyen se po luftohet kundër militantëve të armatosur.

Numri i civilëve që vdiqën nuk mund të dihet saktë për shkak se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen dhe daljen në këtë zonë. Më shumë se 150 fshatra u dogjën nga ushtria dhe ekstremistët gjatë sulmeve.

Dhjetëra mijëra myslimanë Arakanë ende po përpiqen të largohen nga rajoni për shkak të sigurisë jetësore. Civilët që ikin nga Mianmari po përpiqen të kalojnë në Bangladesh përmes rrugëve malore, ndërmjet lumit Naf ose rrugës detare. Më shumë se 300 mijë muslimanë Arakanë kanë arritur në Bangladesh që nga 25 gushti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit