10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

BBC: Si trafikohen vajzat shqiptare drejt Anglisë, ku përdhunohen dhe nxirren në rrugë

Më të lexuarat

Rrjeti britanik “BBC” ka realizuar një reportazh drithërues me vajzat shqiptare të trafikuara si prostituta në Britaninë e Madhe. Këto histori duket se kanë përlotur jo vetëm të rejat fatkeqe që i kanë rrëfyer për gjigantin mediatik, por edhe gazetaren e cila shprehet me nota proteste kundër brutalitetit dhe trajtimeve çnjerëzore nga ana e trafikantëve.

Trafikimi i njerëzve në Britaninë e Madhe është në rritje dhe numri më i madh i femrave të trafikuara tyre vijnë nga Shqipëria, shkruan britanikja.

“Më kanë detyruar të fle me shumë burra”, i rrëfen i Seja gazetares së BBC-së, Reeta Chakrabarti, e cila ka vizituar një strehë për gratë e trafikuara në jug të Shqipërisë.

Viktimat e trafikimit dhe të dhunës ishin thjesht nxënëse, 10 ose 12 vjeçe kur u trafikuan dhe tani na vështrojnë me ndrojtje, shkruan gazetarja duke shtuar se të gjitha kanë qenë të dhe shfrytëzuara brutalisht. Disa nga këto fëmijë, tashmë kanë fëmijët e vegjël të tyre, “produktet” e dhunimeve dhe përdhunimeve nëpër të cilat iu është dashur të kalojnë.

Seya ishte vetëm 14 vjeç kur u largua me dhunë nga shtëpia dhe u shit në një rrjet trafiku nga një njeri që ajo e mendonte si të dashurin e saj, bën të ditur BBC. Por ajo e gjeti veten në një rrjet të tmerrshëm krimi, e paaftë për të bërë dallime mes tutorëve dhe viktimave.

Ajo u detyrua për muaj të flinte me disa burra në ditë dhe me “klientë ndërkombëtarë”, të cilët paguanin më shumë gjatë natës.

“Unë i urrej – i tha ajo gazetares britanike, duke folur me qetësi – Unë dua që ata të marrin dënimin që meritojnë… Ata të vjedhin lirinë… të përdorin… sundojnë mbi ty… nuk e di… është shumë poshtëruese”.

Shqipëria është një vend i vogël, në të cilën trafikimi i qenieve njerëzore kapi kulmin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, shkruan “BBC”. Trafikantët janë të mirë organizuar dhe shquhen për brutalitet.

Ana është një tjetër viktimë e cila është intervistuar nga gazetarja britanike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka lindur në një qytet të vogël shqiptar dhe është mashtruar nga i “dashuri” për t’u larguar nga shtëpia, por më pas, u shit për prostitucion në Britani, shkruan SYRI.net. Ajo është dërguar në Britani, por nuk kishte idenë se ku ndodhej.

“Isha diku nën tokë – thotë ajo – Unë nuk kisha asnjë ide për botën rreth meje. Ata nuk na lejonin të shihnim… hyra në ndërtesë me sytë e lidhur”.

Ana tani është në të 20-tat dhe ishte e virgjër para se të trafikohej. Ajo ka qarë gjatë gjithë intervistës tonë, shkruan “BBC”, por megjithatë ka këmbëngulur se donte të tregonte historinë e saj.

Ajo i rrëfeu gazetares se ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur çdo ditë, nga shumë njerëz.

“Ata më bënë shumë gjëra – thotë Ana- gjëra që unë kurrë nuk i kisha imagjinuar se ishin të mundura”.

Trafikimi njerëzor në Shqipëri

Gra dhe vajza të varfra, veçanërisht nga zona rurale, janë më vulnerabël.

Ato gënjehen me martesa të rreme dhe punë.

Shumica e viktimave oi nën shtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar në disa vende europiane.

Mendësi të rrënjosura ndaj femrave kontribuojnë ndaj problemit.

Përpjekjet e qeverisë për ta eliminuar këtë problem janë akoma të pamjaftueshme, pavarësisht progresit.
Trafikanti: “Është e tmerrshme”

Aktivistët kundër trafikimit shprehen se mendësitë e rrënjosura ndaj femrave në shoqërinë Shqiptare kontribuojnë në këtë problem.

Kjo është një kulturë e dominuar nga meshkujt, ku vajzat e reja janë të varfra, zonat rurale janë vulnerabël ndaj dhunës në familje dhe gjithmonë femrat kërkojnë mënyra të arratisen nga aty.

Kjo i bën një pre të lehtë për trafikuesit.

Shpesh viktimat manipulohen përmes martesave të rreme ose mundësive të punësimit, me trafikantë që u premtojnë se do u mbulojnë shpenzimet, shprehet një reporter i OKB-së.

Në Shqipëri, procedurat ligjore nuk kryhen si duhet, por qeveria ka bërë disa hapa para për ta përmirësuar këtë gjendje. Një raport i Departamentit të Shtetit Amerikan rekomondon se duhet bërë më shumë në këtë fushë duke “hetuar, proceduar dhe dënuar trafikuesit, përfshirë ëdhe zyrtare.”

Autoritet shqiptare na lejuan të flasim me një të dënuar në burg i mbajtur nën siguri të lartë në Korç, në lindje të vendit. Në mes të dimrit, bora është e trashë, burgu fryn dhe është ftohtë.

I burgosuri është Fatos Kaplani, momentalisht po vuan një dënim me 15 vite heqje lirie për trafim fëmijësh drejt Greqisë, duke i detyruar të prostituojnë ose të lypin. Ai është vetë një baba dhe ka qenë i martuar atë kohë.

Çfarë të detyroi ta bëje? – e pyes unë.

“Ishte një kohë kur të gjithë e bënin këtë gjë” thotë ai, me një mbledhje supesh që ndoshta është pendim ose ndoshta turp.

“Është e tmerrshme. Imagjino sikur të ishin fëmijët e mi dhe dikush tu bënte atë gjë. Është e tmerrshme.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit