16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bateritë, rrezik për fëmijët

Më të lexuarat

Numri i rritjes së fëmijëve që gëlltitin bateritë, sidomos nga bateritë rrethore, shton numrit e vizitorëve çdo vit dhe disa raste edhe në vdekje, sipas një raporti të ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas raportit të bërë që nga viti 1997 deri në vitin 2010, rreth 30.000 fëmijë të vegjël deri në moshën 4 vjeçare u dërguan në dhomat e urgjencës nga gëlltitjet e baterive.
Katërmbëdhjetë vdekje kanë ndodhur duke përfshirë fëmijë të moshës 7 muajsh deri në 3 vjeç.
Pas gëlltitjes së baterive, fëmijët kishin pësuar lëndime të tilla si djegiet kimike, hemorragji dhe lëndime të ezofagut.
Kur gëlltitni një bateri simptomat paraqiten me dhimbje në bark, ethe dhe probleme të frymëmarrjes, sipas këtij raporti diagnostifikimi i problemit është i vështirë dhe mund të vonohet.
Mjekët kanë paralajmëruar prindërit se bateritë janë një rrezik për fëmijët e tyre, dhe se ato duhet të lihen larg fëmijëve.
Ky problem është në rritje çdo ditë e më shumë në SHBA, dhe se prindërit duhet të marrin masat e duhura./Indeks/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit