Bashkëpunëtorja e Assad në Kinë

0
46

Një bashkëpunëtore e vjetër e presidentit Bashar al Assad ka fluturuar për në Kinë për të diskutuar mbi krizën e armatosur që ka përfshirë Sirinë.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Bouthaina Shaaban do të pritet nga shefi i diplomacisë kineze gjatë ditës.

Ministria tha se ky takim është një përpjekje për të implementuar planin 6-pikësh të OKB-së. Vetë Kina ka votuar dy herë kundër rezolutave ndaj regjimit të Assad në Kombet e Bashkuara.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 2 milionë civilë sirianë janë prekur nga kriza dhe se mbi një milion të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.

Dhjetëra mijëra persona kanë kaluar kufirin për në Turqi, Jordani, Liban dhe Irak për shkak të përshkallëzimit të dhunës në vend.

Ndërkohë, ministrat e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kanë bërë thirrje që Siria të pezullohet nga blloku prej 57 vendesh në samitin dyditor që nis të martën në Mekë./koha/kohaislame