16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bariu me memorie të jashtëzakonshme (VIDEO)

Më të lexuarat

Servet Hasallarit shpeshherë i duhet ta kërkojë vëllanë e tij.

Kjo pasi shumicën e kohës Xhevahiri e kalon jashtë shtëpisë, përkatësisht duke u kujdesur për bagëtitë.

E veçanta e 54 vjeçarit nga Hani i Elezit i cili ka vetëm 8 vite shkollim është mbajtja mend e kalendarit, njofton Klan Kosova.

Mjafton të thuash datën dhe vitin që Xhevahiri ta tregojë ditën se çfarë ka qenë.

Ky nuk e ka problem ta thotë edhe se çfarë dite i bie datave të caktuara viteve të ardhmen.

Xhevahir Hasallari nuk e ka problem edhe kur pyetet për datat e lindjes së politikanëve kosovarë.

Pavarësisht kësaj Xhevahiri jeton i vetëm e në kushte të rënda ekonomike, madje nuk ka as televizor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit