8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Avokati kosovar me nënë e baba të besimeve të ndryshme: ju tregoj Marien dhe Jezuin në Kur’an

Më të lexuarat

Avokati i njohur kosovar Arianit Koçi, me prindër nga fe të ndryshme, ka postuar një mesazh për Krishtlindje me fraza kuranore kushtuar Marisë dhe Jezusit, ose siç njihen në Islam, Merjemes dhe Isait.      

“(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Zoti të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës”.

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Zoti të jep lajmin e mirë për një [djalë] – emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemës, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Zotit.

Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjelli) – Zoti krijon ç’të dojë Vetë. Kur [cakon] diçka, Ai vetëm thotë: Bëhu!” – dhe ajo bëhet”. Kur’an, 3:42,45,47

Në frymën e këtyre shenjave hyjnore të zbritura në Kur’anin Famëlartë, me të cilat Zoti shprehimisht saktësoi dy ndër figurat më të nderuara të njerëzimit – Isaun dhe Merjemen.

Koftë livdue Jezu Krishti!
Për shumë mot të gjithëve!

Le të na bashkojnë fetë!”, shkruan avokat Koçi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit