9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Avionët turq me akrobaci ajrore mahnitëse në Baku për 100-vjetorin e ushtrisë së Azerbajxhanit

Më të lexuarat

Skuadrilja e akrobacive ajrore “Yjet Turke” (Türk Yıldızları) dhe “SoloTurk”, pjesë e Forcave Ajrore të Turqisë, kanë qenë në qendër të vëmendjes në një shfaqje në Baku, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të ushtrisë së Azerbajxhanit…

 

Skuadrilja e akrobacive ajrore “Yjet Turke” (Türk Yıldızları) dhe “SoloTurk”, pjesë e Forcave Ajrore të Turqisë, kanë qenë në qendër të vëmendjes në një shfaqje në Baku, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të ushtrisë së Azerbajxhanit.

 

 

Në shfaqjen e organizuar në Parkun Kombëtar, në brigjet e Detit Kaspik, u shfaqën fillimisht “Yjet Turke”, ndërsa më pas fluturime demonstruese realizoi edhe “SoloTurk” me avionin F-16.

Mijëra qytetarë azerbajxhanas ndoqën këtë shfaqje rreth 50 minuta të gjatë, ndërsa shumë të pranishëm fotografuan dhe filmuan çdo moment të kësaj shfaqjeje të magjishme të skuadriljes së akrobacive ajrore të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit