14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Asnjë pikë ujë në çezma, por Poseidoni premton se do të pijmë ujë si gjithë Europa

Më të lexuarat

Nga Endri Shabani

Nje mengjes banoret e qytetit zgjohen dhe shohin se nuk ka me uje. Hapin cezmat me rradhe dhe nuk ka asnje pike. Presin, me idene qe kjo pune do zgjidhet shpejt, por kalon nje dite, dy, dhe uji nuk vjen.

Diten e trete banoret shikojne se po i shterojne rezervat. Uji i depozitave po mbaron dhe dyqanet fillojne mos kene me uje me shishe neper magazina.

Ne fund te javes vendi kalon ne emergjence kombetare. Duhet uje, por nuk ka. Nuk vonon shume dhe mediat njoftojne se tashme qyteti ka nje shpetimtar.

Nje Poseidon qe flet nga maja e malit premton se brenda pak oresh problemi i ujit do zgjidhet. Do kete ca ndryshime, shpjegon Poseidoni, por e sigurte eshte qe banoret do pine uje si gjithe Evropa. Banoret nuk e dinin se c’uje pinte Evropa, por ishin te lumtur qe kjo pune do mbyllej me kaq.

Ajo qe banoret nuk dinin ne fakt, ishte se burimi ne maje te malit ishte po aq i bollshem sac kishte qene gjithmone, por nje jave me pare nje alpinist, nga ata qe kacavirren neper shpate malesh, ishte ngjitur ne maje dhe kishte zaptuar sistemin e shperndarjes se ujit, duke u kthyer tashme ne Poseidonin e qytetit. Pra, ai qe banoret mendonin se ishte shpetimtari, ne fakt ishte shkaku perse ata nuk kishin me uje prej nje jave ne cezmat e tyre.

Javen e dyte, ashtu sic Poseidoni kishte premtuar, banoret filluan te kishin uje, por jo ne cezem, si me pare. Tashme ujin mund ta blije vetem tek matrapazet e ujit. Keta ishin miqte e Poseidonit, te cileve ai iu kishte caktuar monopolin e lagjeve te qytetit. Ky uje ishte me i paket, me i shtrenjte dhe me i ndotur se me pare, por ishte i vetmi uje ne qytet. Sigurisht qe banoret nuk ishin te kenaqur me kete sistem te ri, por me gurmazin e thare nga etja, thirrjet e tyre nuk degjoheshin shume larg.

Ne fakt me shume se thirrje, ato dukeshin si peshperima te inatosura. Me te pare situaten e re, te shkathetit ia mbathen dhe kaluan ne qytetin tjeter. Pelivanet filluan te punonin per matrapazet dhe kishin uje sa t’iu donte shpirti (nese kishin).

Ndersa, qengjat, ata te urtet dhe te mbaret, u binden dhe nuk ben ze. Javen e trete, banoret flasin vetem per ujin. Ankohen per mungesen e tij, por nuk humbasin kohe per te kuptuar perse po ndodh e gjithe kjo.

Nuk zgjat shume dhe dikush kujtohet te pyese:

A- Ore po si u katandisem keshtu? Nuk po e marr vesh pse na iku uji.

B- Po ja, thatesira…E ke paraysh ti – ia kthen nje pelivan

C- Tamam e ke thene. Ky vend eshte shkreterire o v’lla. E ka thare Zoti – ia pret nje pelivan i dyte

A- Po c’shkreterire mo? Pse nuk punon sistemi i shperndarjes? Pse nuk na vjen me uji ne cezem, por duhet ta blejme tek matrapazet?

B- Cfare mosmirenjohesi qe je – i pergjigjet pelivani– matrapazet dhe Poseidoni na shpetuan nga etja, ndersa ti ankohesh.

A- Po c’thua mo? Uji eshte i yni. C’nder po na bejne? Hajde shkojme tek burimi ta rregullojme vete sistemin e shperndarjes. Per cfare na duhet Poseidoni?

C. Po jo o burre – pergjigjet pelivani i dyte– po qe puna aty, cfaredo sistemi qe te kesh, Poseidoni do e kete gjithmone ne dore ujin. Une them te nderrojme Poseidonin

A- Pra ta heqim Poseidonin dhe ta leme ujin te rrjedhe ne sistemin e shperndarjes?

C. Jo, jo – ia kthen pelivani – do vazhdojme ta blejme ujin tek matrapazet, por te pakten do kemi nje Poseidon qe nuk eshte harbut.

D. Kot lodheni me k’te muhabet – iu pret biseden nje tuhaf qe ishte aty prane – Fajin per ujin e kemi vete. Jemi popull i keq ne, nuk dime ta ruajme ujin dhe ja ku perfunduam – e mbyll biseden tuhafi, me vetebesimin e atij qe nuk e njeh paditurine e vet.

Ne fakt, tuhafi kishte pare nje dite me pare nje kronike ne media ku tregohej se si banoret e shperdoronin ujin duke lare makinen. Keto ishin kaseta te vjetra, por tuhafi kishte vite qe nuk shihte kronika te fresketa, keshtuqe i ishin trashur shume shqisat per ta bere dallimin.

(Historia vazhdon…ne qytetin tend)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit