10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arsyet pse të rinjtë migrojnë, sipas Fadil Malokut

Më të lexuarat

Maloku: Politika në këto dy dekada nuk ka bë asnjë ofertë serioze ekonomike për të rinin Sociologu, Fadil Maloku ishte i ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21, ku u diskutua në lidhje me migrimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Kosovë. Maloku ka thënë që ka renditur disa faktorë që tregojnë sipas tij pse qytetarët po migrojnë drejt shteteve të tjera.

“Shumica e të rinjve nga Kosova migrojnë, unë kam radhitë disa, po nuk është hulumtim empirik, disa faktorë që kujtoj që janë shumë të rëndësishëm. Një është ai ndërrimi i gjeneratave dhe ai perceptimi i gjeneratave të reja për jetën. Për trendin e papunësisë që është enorm, është më i larti, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë analizën e këtij fenomeni. Ai i varfërisë, pastaj trendi i fundit, i nepotizmit që është bë edhe sekret publik. Ajo çka është më e rëndësishme që unë mendoj që e kap këtë specifikën në analizë më të thuktë është kjo indiferenca e politikës për t’u marr seriozisht me këto fenomene edhe trendi i kërcënimit të grupeve margjinale.”, ka thënë ai.

Sipas Malokut, politika në dy dekadat e fundit nuk ka bë asnjë ofertë serioze ekonomike për të rinjtë. “Ky trend, sikurse edhe në vendet tjera të rajonit që është në rritje e sipër që është edhe faktikisht mund të themi që në Kosovë përveç këtyre universiteteve, të cilat janë bë si fabrika ne nuk kemi investime dhe këtu është ajo esenca që politika në këto dy dekada nuk ka bë asnjëherë asnjë ofertë serioze ekonomike për me i joshë këta të rinj dhe me i ndalë. Ne veç kemi prodhuar kuadra, për shembull në mjekësi dhe jemi duke përgatitë kuadra për Gjermani.”, ka thënë sociologu.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit