17.9 C
Pristina
Saturday, June 13, 2026

Tottenhami në gjysmëfinale pas një ndeshjeje plot gola dhe dramatike ndaj Man City

Më të lexuarat

Manchester City dhe Tottenhami na dhuruan një ndeshje të çmendur në çerekfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, ndeshja përfundoi me rezultat 4-3 për Cityn.

Por, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të Spurs, skuadra e Mauricio Pochettino vazhdoi tutje fal golave të shënuar si mysafir.

Goli i parë në takim erdhi nga Raheem Sterling (4′), ndërsa Heung-Min Son barazoi rezultatin në minutën e shtatë dhe pastaj kaloi Spurs në epërsi në minutën e 10-të.

Raheem Sterling dhe Sergio Aguero (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

City riktheu epërsinë në minutën e 11-të me anë të Bernardo Silvas, ndërsa Sterling kaloi edhe një herë Cityn në epërsi në minutën e 21-të dhe me rezultatin 3-2 përfundoi pjesa e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas e filloi edhe mirë pjesën e dytë, ishte Sergio Aguero që thelloi epërsinë në minutën 59-të.

Fernando Llorente, njeriu që e bëri fundin e ndeshjes edhe më emocionues (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Por, ky gol i argjentinasit në fund doli të jetë i pavlefshëm pasi Fernado Llorente shënoi në minutën e 73-të dhe i dha kualifikim skuadrës së tij në gjysmëfinale. Vlen të theksohet se Man City iu anulua një gol nga VAR-i në minutat e fundit të ndeshjes për pozitë jashtë lojë.

Në gjysmëfinale Spurs do të luajnë kundër Ajaxit që eliminoi Juventusin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit