20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Arrestohet biznesmeni më i pasur serb

Më të lexuarat

Mediat në Serbi raportojnë se biznesmeni më i pasur i vendit është arrestuar në Beograd, në lidhje me një marrëveshje të privatizimit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se Mirosllav Mishkoviq, djali i tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë janë kapur sot.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të përvetësimit, në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Mishkoviq ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 1990.

Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në më shumë 2 miliardë euro, edhe pse besohet se është tkurrur nga ajo kohë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit