Arbana Xharra paska shkuar në kishë, por gjynahet e saj nuk i lan as Vardari!

0
1234

Gjyla Çeliku

Më erdhi një mesazh nga ndjekësit e mi që Arbana Xharra paska postuar në facebook një video në kishë dhe ka shkruar: “Dom Pjeter Popaj, me nderoi në Kishën shqiptare të “Zonjës së Shkodrës” në New York, në prani të shumë bashkëatdhetarëve që ishin tubuar sot në meshë. Faleminderit për respektin!”

Më paramendoni mua live, si ajo, të postoj një video duke më nderuar në xhami? Ajo dhe shumica nga ju do më shpallnit fetare ekstremiste, terroriste, i orientoj n’rrugë t’gabuar gjeneratat e reja, jo e edukuar, jo intelektuale, e me radhë do të ishin paragjykimet. Unë s’jam kundër dhe vlerësoj çdo shtëpi të Zotit, sepse veç aty gjendet qetësia dhe rehatia, por nga opinioni intelektualët mysliman duhet të rrinë neutral ose ta fshehin fenë, kurse te fetë tjera intelektuali me krenari mund të prezantojë përkatësinë fetare. Unë një gjë e di, ju kërkoni kohën e kaluar që sistemi t’kontrollojë bindjen e intelektualit, paraqitjen e tij, nëpërkëmbjen e vlerave fetare, shoqërinë e pa intergruar, klasën e varfër, dhe ju t’llogariten pushtetarët. Ajo kohë kaloi dhe kjo kohë do respekt reciprok. S’doja t’merrem me këtë temë, por vërtetë m’ra n’sy qëndrimi i saj që reflekton “Unë fenë time e promovoj dhe të juajën e kritikoj”.
Nga këndvështrimi im, fetarja e mirë është e dobishme, e kujtëdo feje qoftë, por ama ajo nuk nënçmon fenë tjetër dhe nuk ju bashkangjitet organizatave që vjedhin tatimet e qytetarëve. Ty Arbana nuk u desh as prifti të të nderonte sepse ti ke lënduar shumë zemra myslimane, nuk të pastron as uji i Vardarit, pavarësisht shkuarjes tënde në kishë.

Arbana Xharra paska shkuar në kishë, por gjynahet e saj nuk i lan as Vardari!