16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ambasadorja turke: Çrrënjosja e FETO-s në dobi të Maqedonisë (VIDEO)

Më të lexuarat

Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, nëpërmjet disa aktiviteteve ka shënuar përvjetorin e parë të tentimit për grushtshtet në Turqi. Në konferencën për shtyp, ambasadorja Tülin Erkal Kara, tha se ftesa e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe vendimi o popullit që të dalë në rrugë, ishte një mësim për botën se si mbrohet demokracia. Ambasadorja turke  paralajmëroi për shtrirjen e organizatës terroriste FETO edhe në Maqedoni dhe rekrutimin e militantëve nëpërmjet institucioneve arsimore, duke thënë se nuk dëshiron t”i ndodhë ndojë shteti tjetër, ajo që i ndodhi Turqisë.

“Dua të nënvizoj se këto institucione nuk e përfaqësojnë shtetin e Turqinë, përkundrazi ato edhe më tej mundohen që të veprojnë në dëm të Turqisë dhe janë duke u munduar të ndikojnë në mënyrë negative në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë. Kanë nëntë institucione arsimore vetëm në Maqedoni, ku bëhet larja e trurit dhe përgatitja e militantëve të cilët pastaj na kthehen si terroristë në shoqërinë tonë”.

Ambasadorja turke tha se përkujtimi i 15 Korrikut është i dobishëm për vetë Maqedoninë dhe qytetarët e saj, duke theksuar se Turqia nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

“Dua të kujtoj se Maqedonia kishte një krizë politike ku gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare nuk u arrit të formohet një Qeveri. Dua të nënvizoj se Turqia ishte i vetmi shtet që nuk ndërhyri në punët e brendshme të Maqedonisë, sepse Turqia është një shtet mik dhe vëllazëror i Maqedonisë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i jonë bazohet në këto parime. Ne kemi qenë çdo herë këtu për të ndihmuar popullin e Maqedonisë”

Për të përkujtuar 250 dëshmorët e rënë gjatë natës së 15 Korrikut, shoqatat civile turke në Maqedoni kanë organizuar disa aktivitete. Evenimenti qendror i organizuar nga ambasada turke mbahet ditën e nesërme, me prezencë të kryeministrit Zaev dhe udhëheqësve të institucioneve tjera.

Abdulla Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit