16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aktiviteti i ulët fizik, i rrezikshëm sa duhani

Më të lexuarat

Aktiviteti i ulët fizik është tepër i dëmshëm për trupin e njeriut, sa edhe pirja e duhanit.
Sipas një studimi, çdo vit 5.3 milionë persona do të vdisnin si pasojë e mos ushtrimit të aktivitetit fizik gjatë ditës, raporton agjencia e lajmeve noa.al.

Këto të dhëna në fakt janë të rëndësishme por edhe alarmante në të njëjtën kohë, dhe shfaqen pak ditë para fillimit të lojërave olimpike në Londër.
Ndërsa shtypi i huaj i dedikon shkrime të ndryshme këtyre aktiviteteve sportive, nga ana tjetër personat e ulur në divan duke parë atletët e vrullshëm që lëvizin, harrojnë të kryejnë minimumin e aktivitetit të përditshëm fizik.
Sipas ekspertëve mjaftojnë edhe 30 minuta në ditë, të paktën gjatë 5 ditëve të javës, që mund të konsumohen duke bërë pazar, duke shëtitur në kopsht, ose 20 minuta sport tre herë në javë, për të qëndruar të shëndetshëm.
Por një pjesë e mirë e njerëzve në mbarë botën nuk kryejnë as minimumin e këtij aktiviteti lëvizës, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Të njëjtët shkencëtarë, u përpoqën të bëjnë një projeksion mbi zgjidhjen e problemit: në qoftë se niveli i pasivitetit ulet me të paktën 10 për qind, shpëtohen jetët e 1 milionë personave në vit./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit