9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aksident trafiku në Kosovë, lëndohet ambasadorja turke Kılıç

Më të lexuarat

Sot gjatë ditës në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën 3 persona ndërsa janë lënduar 7 të tjerë, përfshirë dhe ambasadorja turke Kılıç

 

Në një aksident trafiku ku janë përfshirë disa automjete në Kosovë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë lënduar 7 të tjerë, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot gjatë ditës në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën 3 persona ndërsa janë lënduar 7 të tjerë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe ambasadorja turke Kılıç.

Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për të parë gjendjen e pacientëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës të aksidentit të komunikacionit.

Ai me këtë rast bëri të ditur se në aksident kanë humbur jetën tre persona dhe njoftoi se ambasadorja turke është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjendja e ambasadores është e mirë. Ka lëndime në krahun e djathtë dhe tani kontaktuam me të, biseduam me të, ka pak dhimbje, por përgjithësisht gjendja shëndetësore është e mirë”, tha ai.

“Fatkeqësisht kemi tri viktima. U shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave. Një pacient është mjaft në gjendje të vështirë. Mjekët janë duke e bërë punën e tyre dhe duke u munduar që pacientit t’i ja shpëtojnë jetën”, njoftoi Mustafa, duke bërë të ditur se shtatë të tjerë prej dhjetë pjesëmarrësve nga tre automjete në këtë aksident kanë pësuar lëndime.

Për më shumë detaje në lidhje me rastin, ministri tha se do të njoftohet nga ekspertët e komunikacionit dhe prokurori i rastit që ka shkuar në ngjarje.

– Krerët kosovar reagojnë për aksidentin ku u lëndua ambasadorja turke

Krerët e lartë të Kosovës kanë reaguar pas aksidentit të sotëm në Kosovë ku u përfshinë disa automjete.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me aksidentin në fjalë ka shkruar se, “Fatkeqësi e madhe humbja e jetës së tre personave në aksidentin rrugor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, si dhe lëndimi i disa të tjerëve, përfshirë këtu edhe ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç. Bashkëndjej me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë aksident komunikacioni, kurse ambasadores Kilic dhe të lënduarve të tjerë u uroj shërim sa më të shpejtë”.

Kurse kryeministri Ramush Haradinaj nga rrjeti social është shprehur se ndjehet i trishtuar me lajmin për humbjen e tre jetëve nga aksidenti që ka ndodhur.

“Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne. Shpreh keqardhjen për lëndimin e ambasadores së Turqisë, Kıvılcım Kılıç. Ambasadores dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, nga ana e tij, në rrjetet sociale ka shkruar se,  “Me shumë keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre që humbën jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë”.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili është shprehur se bashkëndjen dhimbjen e madhe me familjarët dhe më të dashurit e tre qytetarëve të Kosovës, që humbën jetën në këtë aksidenti tragjik.

“Shpreh keqardhje të thellë, që nga ky aksident rrugor mori lëndime trupore edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, dhe të lënduarve të tjerë, të cilëve u dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

Pos tyre për rastin kanë reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka ngushëlluar familjet që humbën familjarët e tyre në aksident dhe ka uruar shërim sa më të shpejt të lënduarve, duke përfshirë këtu edhe ambasadoren turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit