Akcion policorë në Vaksincë, arrestohen trafikant të emigrantëve

0
28

Në akcionin e sotshëm policorë që është zhvilluar në rajonin e fshatit Vaksincë janë zbuluar emigrant nga vendet afrikane si dhe nga Palestina dhe Irani. Të gjithëve ju është ndaluar hyrja në Maqedoni por edhe në vendet e BE-së sepse vijnë nga vende ku nuk ka luftë dhe rradhiten në kategorinë e emigrantëve ekonomik e jo refugjatë, njofton Zhurnal.

Në vendin tonë u lejohet të hyhet vetëm emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Sipas informacioneve të fundit në këtë akcion janë arrestuar trafikant të emigrantëve. Tashmë disa grupe trafikantësh të cilët meren me trafikimin e emigrantëve që nga Greqia për në vendet europiane.

Ekzistojnë disa vende ku bëhet trafikimi i tyre si në vendkalimin kufitar në Bogorodicë tek fshati Moin në afërsi të deponisë reka e vogël. Cmimi për transport në person kushton 1000 euro.