10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ahmet Davutoglu nesër viziton Maqedoninë

Më të lexuarat

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, prej nesër deri 29 shtator do të jetë në vizitë pune në Maqedoni. Në kuadër të vizitës Davutoglu, do të realizojë takim me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Përkrah takimeve zyrtare me krerët politik, Davutoglu do të mbajë fjalim në panelin me temë “Përceptimet e Turqisë në Maqedoni”, organizuar nga Shoqata e studentëve të diplomuar në Turqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë panel fjalime do të mbajnë edhe Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, Muedin Rustemi ish-ambasador i Maqedonisë në Turqi, Eser Xhevahiri anëtarë i “Xhevahir Holding”, Stevo Pendarovski deputet.

Forumi është paraparë për 28 shtator në hotelin “Meriot” në orën 20:30.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit