5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ahmedi konfirmon ftesën nga Panucci: Jam i lumtur që u ktheva, kam zgjedhur me zemër Shqipërinë

Më të lexuarat

I lindur në Ohër po zemra e mesfushorit Valon Ahmedi rreh vetëm për Kombëtaren shqiptare. Lojtari e ka konfirmuar ftesën e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës.

Tre vite pritje për një ftesë dhe tashmë ai është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, kjo falë formës së shkëlqyer që 22-vjeçari po kalon me klubin e tij Maribor.

Në një prononcim për “Supersport” Ahmedi nuk e ka fshehur lumturinë e tij për përfshirjen në listë nga trajneri Cristian Panucci, duke deklaruar se pavarësisht presionit që pati nga Maqedonia, ai zgjodhi me zemër për të përfaqësuar kombin e tij.

Në të kaluarën mesfushori ka qenë pjesë e Kombëtares shpresa ku hera e fundit që ai ka luajtur ishte viti 2014.

“Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar dhe me shumë kënaqësi zgjodha Shqipërinë. Ishte dëshira ime, por sidomos e prindërve të mi që unë të luaj për Shqipërinë”.

“Kam pasur presion nga Maqedonia, por e kam bërë zgjedhjen e time dhe për këtë ndihem shumë mirë. E kam nder që jam pjesë e kombëtares kuqezi dhe, nëse trajneri do të më japë minuta, do të bëj maksimumin. Kam zgjedhur me zemër.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit