8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Agresioni na bën më të vendosur” – tha Assad. Ka mështetjen e Iranit

Më të lexuarat

Presidenti sirian Bashar al- Assad iu përgjigj sulmit ajror të SHBA, Britanisë dhe Francës  duke thënë se  e kanë bërë Sirinë dhe popullin e saj më të vendosur se kurrë për të shtypur terrorizmin në vend.

Në komentet e bëra gjatë një telefonate me presidentin iranian Hassan Rouhani dhe të botuar në llogarinë e Tëitterit të presidencës siriane, Assad tha: “Ky agresion do të rrisë Sirinë dhe vendosmërinë e popullit sirian që të vazhdojë të luftojë dhe të shtypë terrorin në çdo pëllëmbë të vendit, njofton oranews.

Ai akuzoi vendet perëndimore se kërkojnë të mbështesin terrorizmin në Siri

Gjatë telefonatës z. Rouhani rikonfirmoi mbështetjen e Iranit për Sirinë, tha presidenca siriane.

Irani besohet se  ka mështetur me trupa dhe fonde qeverinë e Asadit gjatë konfliktit, shkruan BBC.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit