9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Agjentin serb e futi Gruevski në parlament, natën e përgjakshme’

Më të lexuarat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se agjenti i shërbimeve serbe ka qenë i pranishëm në parlament gjatë ngjarjeve të përgjakshme të së enjtes duke thënë se atë e ka miratuar qeveria e Nikolla Gruevskit.

Ndërsa qeveria e re ka kërkuar nga Vuçiç që të tërheqë Goran Zhivaljeviç nga shërbimi në Maqedoni dhe Vuçiç e ka firmosur, por ka thënë se nuk është kjo arsyeja pse janë ftohur raportet mes dy vendeve, transmeton Zhurnal.mk

“Unë dua të zbuloj një gjë për të cilën kemi heshtur gjithë kohës: Zhivaljeviç nuk ka shkuar në parlament vetë, nuk më ka pyetur as mua që të shkojë ose dikë këtu, edhe pse neve duhet të na jap llogari. Ai ka pyetur organet më të larta atje dhe ka thënë se dua të jem aty dhe ata e ditur praninë e tij atje”, ka thënë Vuçiç në intervistën e tij të fundit.

Zhivaljeviç, pjestar i shërbimit sekret serb, tha se ai ishte përdorur për fushatë kundër shtetit serb.

“Tentojnë të krijojnë një situatë politike në të cilën Serbia nuk dëshiron të futet; e dija se do të ndryshojnë qëndrimin në UNESCO, ata e dinë që ne e dimë, ishte tentativë që “t’iu tregojmë se e dimë”, edhe pse e kanë pranuar si shtet Kosovën dhe votuan për pranimin e saj në UNESCI”, ka thënë Vuçiç.

“Nuk e di nëse raportet tona do jenë në nivelin më të lartë, e vështirë, por do të jenë standarde; puna jonë është të bisedojmë; e rëndësishme është ekonomia, përkundër dëshirës së vendeve të BE, ne e pranojmë Maqedoninë nën emrin kushtetutes”, ka thënë mes tjerave Vuçiç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit