8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

AFP njofton për një anije të sapo fundosur në Mesdhe. Janë 146 emigrantë nga Libia

Më të lexuarat

Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP, njofton për një anije të zhdukur në Mesdhe, duke ju referuar raportimeve nga institucione të BE-së.

Mendohet se rreth 146 emigrantë janë zhdukur kur një anije u fundos në Detin Mesdhe, pasi u largua nga bregdeti i Libisë, ka bërë të ditur të mërkurën UNICEF, ndërsa iu referuar një emigranti nga Gambia, i cili shpëtoi pas tragjedisë.

Emigranti ishte shpëtuar nga një anije ushtarake spanjolle, e cila po merr pjesë në operacionin “Sofija” të Bashkimit Evropian kundër trafikimit të drogës, pas të cilit ishte transferuar në ishullin italian Lampeduza, transmeton AFP.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit