10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A po e rrezikon Egjipti kolapsin?

Më të lexuarat

Kreu i forcave të armatosura të Egjiptit ka paralajmëuar se kriza aktuale politike mund të çojë në kolapsin e shtetit.

Gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes, ka thënë se sfidat ekonomike, sociale dhe politike, me të cilat përballet Egjipti, paraqesin “kërcënim real për sigurinë dhe kohezionin e shtetit”.

Mbi 50 njerëz kanë humbur jetën në trazirat që kanë përfshirë Egjiptin qysh të enjten.

Presidenti Muhammad Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tre qytete të kanalit të Suezit.

Por, protestuesit kanë sfiduar orën policore në Port Said, Islamilia dhe Suez, si dhe janë përplasur me forcat e sigurisë në Kajro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit