13.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Google publikon hartën e Koresë Veriore

Më të lexuarat

Gjignati i Internetit Google ka publikuar një hartë të detajuar të Koresë së Veriut.

Deri më tash, vendi i izoluar komunist ka qenë kryesisht bosh në Hartat e Google-it.

Harta, madje, thuhet se klasifikon edhe disa nga “kampet e riedukimit” të Koresë së Veriut, për ata që cilësohen si “armiq të shtetit”.

Google ka thënë se informacionet për hartën e re të Koresë Veriore i ka siguruar kryesisht nga jugkoreanët.

Shumica e banorëve në Korenë e Veriut do ta kenë ta pamundur të shohin hartën, pasi qasja në internet i mundësohet vetëm elitës së vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit