4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A ndryshon qëndrimi në mbajtjen e qenit në shtëpi apo në oborr?

Më të lexuarat

Pyetja:

E kam parë një përgjigje se mbajtja e qenit është e ndaluar të mbahet në shtëpi por ju lutem përgjigjuni se a ndryshon qëndrimi mbajtja në shtëpi apo mbajtja në oborr të shtëpisë. A lejohet të mbahet në oborr qeni nëse s’lejohet në shtëpi brenda?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Hadithet të cilat flasin për ndalimin e mbajtjes së qenve, në shtëpi janë të përgjithshme dhe nuk janë për qëllim vetëm për mbajtjen e tyre brenda dhomave në shtëpi. Me fjalë të tjera hadithi në të cilin thuhet: “Kush mban qen, përveç qenit që është për gjueti apo për të ruajtur bagëtinë, i pakësohen atij dy kirate prej sevapeve.” (shënon Buhariu dhe Muslimi), është i përgjithshëm dhe ashtu duhet të mbetet. Mirëpo, kuptohet se mbajtja e tyre nëpër dhoma është më keq dhe në fakt ky veprim nuk ka qenë i njohur te myslimanët e hershëm. Mbajtja e qenve brenda dhomave është një traditë e keqe dhe aspak e shëndetshme, që në kohën bashkëkohore ka marrë përmasa në shumë shoqëri dhe kultura, fatkeqësisht edhe disa myslimanë të ndikuar nga këto kultura kanë filluar ta praktikojnë këtë traditë jo të mirë. Mbajtja e qenit në dhomën e ndejës, në të gjumit, në kuzhinë, pastaj puthja e tij, ledhatimi dhe përhapja e jargëve të tij nëpër dhoma dhe në rrobat tona, janë gjëra nga të cilat duhet të jetë i pastër besimtari. Për këtë shfrytëzojmë rastin ti këshillojmë muslimanët që të ruhen nga këto tradita që nuk përputhen me fenë Islame.

Ndërsa mbajtja e qenit në oborr të shtëpisë, nëse për këtë nuk ka arsye, atëherë edhe në këtë rast ndalohet mbajtja e tyre. Arsyet të cilat lejojnë mbajtjen e qenve janë përmendur në hadithin e lartpërmendur dhe në disa hadithe të tjera e ato janë:

1. Mbajtja e qenit për gjueti.

2. Për ruajtjen e bagëtive, dhe

3. Për ruajtjen e kullosave dhe të mbjellave.

Këto tre raste janë të vërtetuara me citate sheriatike, ndërsa Imam Neveviu thotë se nëse ekzistojnë edhe disa arsye të tjera të ngjashme, atëherë lejohet të mbahet qeni, sikurse ruajtja e shtëpisë, e rrugëve, etj. Në këtë hyn edhe përdorimi i tyre në kriminalistikë për gjetjen e lëndëve narkotike, etj. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit