10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rreth një ëndrre (pyetje)

Më të lexuarat

Pyetja:

Përshëndetje. Fillimisht do ju pyes se çfarë do të thotë nëse sheh ëndërr Allahun. Kjo më ka ndodhur para disa vitesh, ndërsa para një viti kam parë ëndërr sikur një dritë e vogël kishte dalë nga një libër i madh dhe ka hyrë në gjoksin tim dhe pastaj libri u vogëlua. Më pas pashë edhe njerëz të veshur me të zeza por me maska të bardha. Këto më mundojnë shumë kur i shoh dhe kam trishtim. Unë këtë vit kam filluar të fal namazin e natës, por nganjëherë nuk mundem sikur s’mundem dua po s’mundem…kërkoj falje për ndonjë gabim sepse nuk di shumë për fenë. Gjithë të mirat.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Kemi sqaruar edhe në disa përgjigje të mëhershme se nuk bëjmë komentimin e ëndrrave dhe tërë ajo që mund të themi në lidhje me këtë që keni shënuar është se ju mund të konsultoheni me një libër që e keni në dispozicion në faqen tonë rreth komentimit të ëndrrave. Ndoshta mund të gjeni ndonjë përgjigje rreth ëndrrës që keni parë. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit