16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A ka Islamofobi në RTK?

Më të lexuarat

Përveç që është një medium i kapur, ajo vazhdon të nxit përçarje në mesin e popullit shqiptar. Rasti i fundit ishte me dokumentarin që flet për nxënësit që mësojnë lëndën e mësim besimit në Preshevë, ku sipas tyre qenka për tu habitur se si këta nxënës musliman, mësojnë si të falen dhe koncepte të rëndësishme për jetën.

 

Se sa janë cinik dhe u pengon Islami shihet hapur këtu! Pse nuk bënë një dokumentar se çfarë mësohet në Beograd? Atje priftat që japin mësim, a mos vallë i mësojnë fëmijët serb ortodoks apo katolik se si falet namazi! Apo i mësojnë atje priftat se muslimanët shqiptar i kemi vëllezër? Apo i mësojnë priftat se lufta ndaj shqiptarëve është obligim fetar e kombëtar?

 

Por mos shkoni aq larg në Beograd, shihni shkollat serbe në Kosovë se me çfarë planprogrami mësojnë dhe lëndën e mësim besimit se çfarë përmbajtje kanë. Kjo fare nuk u pengon dhe asnjëherë temë nuk e bëni! Se dhuratat ruse e librat e tyre po vijnë shumë lehtë në Kosovë përmes kishave ortodokse e shpërndahen në shkollat serbe, ku mësojnë fëmijët e serbëve që paguhen nga tatimi i im dhe i gjithë kosovarëve, fare nuk iu pengon!
Kjo hapur tregon për kursin Islamofobik që ka ky medium, që iu pengon pse muslimanët mësojnë për fe e falen. Ne nuk bëjmë pazar me parimet e fesë, mësimi i Islami domosdoshmërisht do të na shpie tek falja e namazit dhe praktikimi i riteve fetare. Mos doni një musliman që as nuk njeh fenë dhe as nuk e praktikon bindjen e tij? Të tillë nuk do të gjeni, ngase besimi është më i rëndësishëm për neve është besimi se sa çfarë thonë ca mediume të qelbura.

 

Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit