26.3 C
Pristina
Friday, June 28, 2024

A janë gratë të barabarta me burrat si në shpërblim po dhe dënim?

Më të lexuarat

Pyetja: Disa thonë që gratë janë të mangëta në intelekt dhe në angazhimet fetare, gjithashtu edhe në trashëgimi dhe në qëndrim të dëshmive. Disa thonë se Allahu i ka krijuar të barabarta në shpërblim dhe dënim. Cili është mendimi juaj? A janë të mangëta sipas Islamit, apo jo?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut!

Islami ka ardhur që ta nderojë gruan dhe ta ngrejë statusin e saj, duke i dhënë një pozitë të duhur dhe për të kujdesur për të dhe për ta ruajtur nderin e saj. Pra, Islami urdhëron kujdestarët dhe bashkëshortët të shpenzojnë për të, ta trajtojë mirë, të kujdesen për të dhe të jenë të sjellshëm me të. Allahu thotë:

“çoni jetë të mirë me to.” (En-Nisa, 19)

Tregohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili është më i mirë me gratë e tij, e unë jam më i miri nga ju ndaj grave.” Transmeton Tirmidhiu.

Islami u garanton grave të gjitha të drejtat dhe u lejon që t’i ekspozojnë çështjet e tyre në mënyrë të përshtatshme. Allahu thotë:

“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia ne bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” (El-Bekare, 228)

Kjo përmban të gjitha llojet e marrëveshjeve: tregtare, të blerjes, shitjes, kompromisit, caktimin e të tjerëve të veprojnë në interes të saj, huadhënësish, depozitës së pronës etj. Islami i urdhëron gratë për aktet e adhurimit dhe detyrat të cilat i për shtaten, të njëjtat detyra si të burrave, domethënë: pastrimin, ze qatin, agjërimin, namazin, haxhin dhe akte të tjera adhurimi.

Mirëpo Islami i jep gruas gjysmën e pjesës së burrit kur vjen te trashëgimia, sepse ajo nuk është e detyruar që të shpenzojë për veten e saj, shtëpinë ose fëmijët e saj. Më saktë, ai i cili është i detyruar që të shpenzojë për to është burri, siç është përgjegjes edhe për shpenzime të tjera.

Për sa i përket dëshmisë për të cilën dy gra janë të barasvlershme me dëshminë e një burri në disa raste, kjo është sepse gratë harrojnë më shpejt se burrat për arsye të ciklit mujor, shtatzënisë, lindjes, rritjes së fëmijëve, e kështu me radhë. Të gjitha këto gjëra i preokupojnë dhe i bëjnë që të harrojnë. Kështu që provat tregojnë që një grua tjetër duhet ta përforcojë dëshminë që ajo të jetë më e saktë. Mirëpo ka disa gjëra që u takojnë vetëm grave dhe mjafton dëshmia e një gruaje, si përcaktimi se sa shpesh i është dhënë gji një foshnjeje, gabimet që mund ta dëmtojnë martesën, e kështu me radhë.

Gratë janë të barabarta në shpërblim, duke qëndruar të palëvizshme në besim dhe duke vepruar punë të drejta, në kënaqësinë e një jete të mirë dhe shpërblimit të madh në jetën e përtejme. Allahu thotë:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (En-Nahl, 97)

Kështu që e dimë se gratë kanë të drejta e detyrime si edhe burrat. Ka gjëra të cilat u përshtaten meshkujve, kështu qe Alla hu i ka bërë përgjegjës të tyre, siç ka dhe gjëra të cilat u përshta ten femrave, kështu që Ai i ka bërë përgjegjës për femrat.

Dhe Allahu është Burim i fuqisë

“Al-Lashnah al-Da’imah li’l-Buhuth al-Ilmiyah ua ‘b- Du”. 17/7. Islam Q&A

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit