9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A janë gratë më të ulëta se burrat?

Më të lexuarat

Shqyrtuar dhe modifikuar nga asaala.com

Keqkuptim: Në Islam, gratë janë më të ulëta se burrat, sepse:
– Burri mund të martohet me katër gra, gruaja mund të martohet me vetëm një burrë
– Hisja e trashëgimisë së burrit është më e madhe sesa e gruas
– Burri mund të martohet me një jomusliman, gruaja s’mund ta bëjë këtë
– Gruaja duhet të mbartë mbulesën

 

Pak është e mundshme që ky keqkuptim i përhapur të vijë nga arsyet e përmendura.
Shqyrtimi i parë dhe më i rëndësishëm lidhur me pyetjen e mirënjohur “A janë burrat të
barabartë me gratë” është se kjo pyetje s’është e formuluar si duhet dhe paraqet një
pyetje pa përgjigje. Problemi që shumë njerëz e injorojnë është se fjala “barabartë” nuk
është përkufizuar. Për shembull, gratë mesatarisht kanë epërsi ndaj burrave, nëse
pyesim cili është më i shkurtër se tjetri. Gratë, po ashtu, mesatarisht kanë epërsi, nëse
pyesim për kë janë fëmijët më të lidhur, për nënat apo për baballarët. Gratë, po ashtu,
mesatarisht kanë epërsi, nëse pyesim kush ka prirje më shumë për shoqërizim. Në anën
tjetër, burrat mesatarisht kanë epërsi, nëse pyesim kush është më i gjatë. Dhe kështu më
radhë. Pra, çdo pyetje mund të ndryshohet krejtësisht, dhe, çka është më me rëndësi,
këto janë rekuizita të parëndësishme.

Atëherë, cila është karakteristika e cila vërtet është me rëndësi, kur kemi të bëjmë më
barazinë gjinore? Natyrisht, nga pikëpamja e Kur’anit dhe e Sunetit, karakteristika
evidente është: kush është më i dashur për Allahun, burri apo gruaja? Në këtë pyetje
Kur’ani përgjigjet prerazi:
« Kushdo që bën punë të mira, qoftë mashkull a femër, dhe duke qenë besimtarë, do
të hyjnë në xhenet, dhe atyre s’do t’u bëhet aspak padrejtësi » [en-Nisa,124]
« Për muslimanin dhe për muslimanen, për besimtarin dhe për besimtaren, për të
devotshmin dhe për të devotshmen, për të sinqertit dhe për të sinqertat, për
durimtarët dhe për durimtaret, për të përulurit dhe për të përulurat, për mirëbërësit
dhe mirëbërëset, për agjëruesit dhe për agjërueset, për ruajtësit e nderit dhe për
ruajtëset e nderit, dhe për përkujtuesit dhe për përkujtueset e Allahut, për ta Allahu
ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh » [el-Ahzab: 35]

Kur’ani dhe Suneti e përsërisin vazhdimisht faktin se Allahu e favorizon një person mbi
tjetrin vetëm bazuar në vetëdijen, frikën, dashurinë dhe shpresën që ai ka për Allahun
[dmth takua; devotshmëri]. Të gjitha kriteret tjera përjashtohen: gjinia, grupi etnik,
vendi, origjina, etj.

Duke pasur parasysh se Allahu nuk favorizon një gjini mbi tjetrën në vëmendjen e Tij
ndaj nesh, tash mund të shqyrtojmë dallimet mes gjinive në Islam. Së pari, gratë dhe
burrat nuk janë të njëjtë, siç e dimë. Allahu ka thënë në Kuran:
« … dhe burri s’është njëjtë si gruaja … » [Al Imran, 36]
Burrat dhe gratë janë të ndryshëm në konstrukt dhe në përgjegjësinë e tyre në Islam.
Mirëpo, të dy janë të lidhur me obligime ndaj njëri-tjetrit, posaçërisht në zbatimin e më
të rëndësishmes që duhet të kuptohet në cilindo diskutim rreth burrave dhe grave.
« Martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat midis jush, si dhe robërit dhe robëreshat
që janë të ndershëm. Nëse janë nevojtarë, Allahu do t’i furnizojë ata. Allahu jep
shumë, është i dijshëm » [en-Nur, 32]

Në këtë ajet, Allahu thekson se muslimanët duhet fuqishëm të përpiqen për martesë,
dhe gjendja e beqarisë nuk duhet të mbahet. Duke pasur parasysh këtë, mund të fillojmë
të kuptojmë katër arsyet e përmendura më lart për, megjithatë, përfundimet e gabuara.
Burrat dhe gratë janë të ndryshëm në përgjegjësitë e tyre ndaj familjeve, për vendosjen e
të cilave ata inkurajohen fort. Gratë nuk janë të obliguara të punojnë, kurse burrat janë të
obliguar. Burri duhet të furnizojë familjen, por gruaja nuk është e obligueshme të
harxhojë nga paratë e saj në këtë, ndonëse ajo shpërblehet për këtë. Allahu i lartësuar ka
thënë:
« Burrat janë përgjegjës për gratë, sepse Allahu e ka bërë njërin prej tyre të tejkalojë
tjetrin, dhe ngaqë ata harxhojnë nga pasuria e tyre [për mbajtjen e grave]. Ndaj, gratë
e drejta janë të devotshme e të nënshtruara [ndaj Allahut dhe burrave të vet], dhe
ruajnë atë që Allahu i ka urdhëruar të ruajnë [nderin, pasurinë e burrit, etj], kur
burrat mungojnë… Sa për gratë me sjellje jo të mirë, qortoni ato, [pastaj] mos i
pranoni në shtrat, [dhe në fund] rrihni [lehtësisht, nëse ka dobi në këtë]. Por, nëse ato
bëhen të bindura, mos i bezdisni. Vërtet, Allahu është më i larti, më i madhi » [enNisa, 34]
Në Sunet, posaçërisht në Sahih Buhari, gjejmë:
Nga Amr bin el-Harith, bashkëshortja e Abdullahut:“Isha në xhami dhe pashë
pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] të thotë:’O gra, jepni lëmoshë, qoftë edhe nga
stolitë tuaja’.
Zejneb furnizonte Abdullahun dhe jetimët që ishin nën kujdesin e saj. Kështu, ajo i tha
Abdullahut:
– Pyete të dërguarin e Allahut se a është e mjaftueshme të harxhoj një pjesë të zekatit në
ty dhe në jetimët që janë nën kujdesin tim.
– A nuk do ta pyesësh ti? – ia ktheu ai.
[Zejneb tha] Kështu, unë shkova te pejgamberi dhe pashë një grua nga ensarët, e cila po
qëndronte të dera [e pejgamberit] për një problem si timin. Pranë nesh kaloi Bilali dhe ne
e pyetëm atë:
– Pyete pejgamberin se a është e lejueshme për mua të harxhojë zekatin në burrin tim
dhe në jetimët që janë nën kujdesin tim.
Bilali hyri brenda dhe pyeti pejgamberin për problemin tonë. Pejgamberi pyeti:
– Kush janë ato?
– Bilali i tregoi se ajo ishte Zejneb. Pejgamberi tha:
– Cila Zejneb?
– Gruaja e Abdullahut [Ibn Mes’ud] – u përgjigj ai.
– Po [është e lejueshme]. Dhe ajo do të ketë shpërblim të dyfishtë për këtë: një për atë se
ndihmon të afërmit, tjetrin për dhënien e zekatit'”.
Duke ditur që burrat janë të obliguar t’i furnizojnë gratë dhe martesa është një synim i
rekomanduar në Islam, është lehtë të kuptosh përse hisja e trashëgimisë së gruas është
sa gjysma e asaj të gruas. Përmendëm edhe se burrat janë të obliguar t’ia japin gruas një
prikë [mehr] të përshtatshme për martesë. Në fakt, në këtë kontekst është e preferuar të
flitet në kuptimin e bashkëshortit e bashkëshortes në vend të burrit e gruas. Allahu i
lartësuar ka thënë:
« Dhe jepuni grave prikat e tyre si një dhuratë. Por, nëse ato vetë dëshirojnë t’ua
dhënë një pjesë nga ajo, atëherë pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi » [en-Nisa, 4]
« … Dhe ato [gratë] kanë të drejta të ngjashme me të atyre [burrave] që janë përgjegjës
mbi to në një mënyrë ma’ruf [dmth e gjithë ajo që është e pranueshme në kuptimin e
mirësisë, zakoneve dhe fesë], kurse burrat janë një shkallë mbi to…» [el-Bekare, 228]

 

Kjo shkallë në asnjë mënyrë nuk ndikon në pozitën e Krijuesit, për të cilën Ai ka pohuar
se nuk i konsideron gratë më të dashura se burrat apo anasjelltas. Mirëpo, kjo thjesht
është një mënyrë e ndarjes së përgjegjësive në shtëpinë e dy të rriturve: dikush duhet të
sjellë vendime për çështjet ditore, ndonëse vendimi përfundimtar i takon burrit.
Vendimet më së miri arrihen me konsultime reciproke.
Ndërsa burrave u lejohet të marrin deri në katër gra, atyre, po ashtu, u rekomandohet të
përmbushin parakushtet e të qenit financiarisht të zotë për t’i mbështetur ato. Ata duhet
ta trajtojnë drejtësisht secilën grua sa u përket obligimeve ekonomike dhe martesore.
Allahu i lartësuar ka thënë:
« Nëse keni frikë se s’do të mund të jeni të drejtë ndaj jetimeve, martohuni me gratë
që doni, me dy, me tri apo me katër. Por, nëse keni frikë së s’do të përmbushni
nevojat e tyre, atëherë vetëm me një, apo me atë që posedon dora juaj e djathtë [që
janë në pronësinë tuaj]. Kjo është me e përshtatshme për të parandaluar padrejtësinë» [en-Nisa, 3]

Për më shumë, grave u lejohet të refuzojnë çfarëdo propozimi martesor që u bëhet nga
kërkuesit e mundshëm. Kështu, nëse ajo ndjen se nuk mund t’u përmbahet rregullave të
Kur’anit dhe Sunetit, nëse martohet me një person të caktuar, ajo mund ta refuzojë
propozimin e tij. Ndonëse është e parëndësishme për Islamin, vlen të përmendet se
judaizmi dhe krishterimi e lejojnë poligaminë. Kjo ide s’është e panjohur për
jomuslimanët, siç pohohet shpesh.

Në fund, mbartja e mbulesës nga gruaja, po ashtu, është një premisë e palogjikshme për
të pohuar se gratë janë më të ulëta se burrat. Është më me vend të akuzohet një shoqëri e
eksploatimit femëror, nëse e lejon pornografinë, sesa një shoqëri që detyron mbulesën.
Allahu i lartësuar nuk i bën të dashur njerëzit bazuar në gjininë e tyre, duke ditur që
Krijuesi kujdeset për të gjithë ne, meshkuj e femra, dhe duke ditur që prirja seksuale dhe
prirja për dhunë te burri është më e fortë sesa te femra… duke ditur tërë këtë, është e
palogjikshme që urdhrat e Kuranit të kuptohen negativisht.

« O pejgamber, thuaju grave tua dhe bijave tua, si edhe besimtareve të mbulohen [kur
të dalin jashtë apo janë midis burrave]. Kjo është më mirë, me qëllim që të njihen [si
gra të ndershme] dhe të mos bezdisen… » [el-Ahzab, 59]
« Thuaju besimtarëve t’i ulin shikimet [nga gjërat e ndaluara] dhe t’i ruajnë vendet e
turpshme [nga aktet e paligjshme seksuale]. Kjo është më mirë për ta. Vërtet, Allahu
është i mirinformuar rreth asaj çfarë ata bëjnë. Dhe thuaju besimtareve t’i ulin
shikimet [nga gjërat e ndaluara] dhe t’i ruajnë vendet e turpshme [nga aktet e
paligjshme seksuale], dhe të mos shfaqin bukuritë e tyre, përveç asaj çfarë shihet.
Dhe le të vendojnë mbulesën e të mos shfaqin bukuritë e tyre, përveç para burrave të
tyre » [en-Nur, 30-31]

 

Lidhur me këtë keqkuptim, ka vend të shkruhet goxha shumë, sidomos të tregohet sesi
veprimet në shumë vende muslimane bien në kundërshtim me urdhrat e Kur’anit dhe
Sunetit, vende ku gratë trajtohen si pronë [jo islamikisht], janë të pamësuara, u mohohen
të drejtat ekonomike, etj. Veçanërisht rreth kësaj pike nxisim çdonjërin të konsultohet me
Kur’anin dhe Sunetin para se ta fajësojë Islamin. Gjithmonë kini ndër mend se Islami
është një mënyrë e kompletuar e jetës nga Krijuesi, dhe muslimanët janë njerëz që
pohojnë ndjekjen e kësaj mënyre të jetës. Një musliman mund të pohojë se zbaton
Islamin, por të jetë i gabuar.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit