5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A duhet t’i rishikojë Kosova marrëdhëniet me Austrinë pas deklaratave të Sebastian Kurz?

Më të lexuarat

Nga Gen Kelmendi

Deklaratat e ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz, prekin rëndën situatën e mbrendshme politike dhe imazhin e Kosovës në sferën ndërkombëtare.

Të thuhet se praktika fetare e mbulesës bëhet për shkak jo të bindjeve të individëve por të financimit të tyre dhe të ndërlidhjet kjo me radikalizmin fetar, duke ju referauar Kosovës, mendoj se është shkak për alarmim të situatës dhe rishikimit të mardhënieve politike me shtetin austriak. Kjo ngase, deklaratat e tilla vërtetojnë pretendimet e zyrtarëve serb në fushatat ndërkombëtare se Kosova është shtet kaotik që prodhon radikalizëm fetarë, sikurse shtetet e pushtuara të Lindjes së Mesëme!

Në raste të tilla, kur një zyrtar qeveritar i një shteti jep deklarata për një shtet tjetër, deklarata të cilat nxisinë urrejtjen ndër-politike, ndër-religjioze dhe që provokojnë stabilitetin e mbrendshëm politik të atij shteti, atëherë mekanizmat shtetëror të kësaj të fundit do të duhej të vepronin dhe të reagonin.

Themi se, shteti laik, në këtë rast Kosova, do të duhej që të kërkonte përgjegjësi diplomatike nga qeveria austriake për deklaratat denigruese e provokuese të Ministrit të Jashtëm të saj, Sebastian Kurz, të cilat pos që prekin dhe ngacmojnë situatën e brendshme politike të Kosovës, njëherit ajo i japin një imazh të zymtë shtetit të Kosovës në sferën ndërkombëtare.

Në rast se shteti Austriak nuk kërkon falje publike për këtë skandal, atëherë qeveria e Kosovës do të duhej t’i rishikonte raportet me shtetin Austriak dhe të kërkonte largimin e Ambasadës së saj nga Republika e Kosovës, si përgjigje ndaj këtij provokimi pokitik.

Deklaratat e tilla të ministrit austriak Sebastian Kurz, duke dhënë vlerësime për praktikat religjoze në Kosovë, dhe duke i ndërlidhur ato me radikalizmin fetar, janë të pa arsyshme, të pa nevojshme dhe nuk i shërbejnë mardhënieve diplomatike mes dy shtetve.

Andaj, si të tilla do të duhej të tërhiqeshin dhe të kërkohej falje për to, apo të barten përgjegjësit politike e diplomatike mes dy shteteve për këtë. 

Autori është studiues i Shkencave Juridike.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit