16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A apo B

Më të lexuarat

Me pyetjen e një personi se, cilën shtyllë do e doje:
A) të jetosh deri në fund të jetës i mbyllur në shtëpi me gruan dhe ushqim sa të duash; apo

(personi në fjalë ende pa u sqarua) çka ka në shtyllë B?! Me ndëgjimin e shtyllës B, personi disa herë e shqipton: B, B,….
Nga kjo çka nënkuptojmë? Çdo mënyrë e jetës jashta jetës së mbyllur në shtëpi është më e mirë edhe me çmimin e çdo sakrifice. Shkojmë me rradhë: jashta shtëpisë do të thotë se ti ekziston, se ti je person social që kërkon shoqërim dhe jep shoqërim; se ti je i lirë dhe mund të shprehesh lirshëm, personaliteti yt vjen në shprehje si në ide ashtu edhe në punën që e bën, ti je person ndikues po edhe ndikohesh, ofron prodhimet e tua si ideore poashtu edhe prodhime materiale dhe të njëjtat i këmben me të tjerat, ofron dashuri dhe pranon të njëjtën, vjen në pah personaliteti yt, kultura apo sjellja yte, shkon dhe bën lutjet e tua në vendet ku janë dedikuar si vend faljeje etj.
Nga këto që tham dhe nga ato që nuk kemi thënë, është më se e qartë se liria është gjëja më e shtrenjtë, dhe kështu përcaktimi për shtyllën B edhe pse e panjohur, edhe pse mund të jetë me sakrifica të ndryshme paraqet lirinë e të menduarit, lirinë e besimit, lirinë e të shprehurit si dhe lirinë e të vepruarit.
Rroftë shtylla B.

Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit