16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

8 zakonet joetike që duhet t’i largoni nga jeta juaj

Më të lexuarat

Nëse gjërat nuk po ju shkojnë siç duhet me jetën tuaj, atëherë gjasat janë që energjia e destinuar për sukses po shkon diku tjetër. Mos u merrni me thashetheme, respektoni të tjerët, tregohuni të kujdesshëm me celularin dhe jini optimistë

Ka gjithnjë vend për të përmirësuar sjelljen tuaj të përditshme dhe marrëdhëniet që keni me të tjerët. Kushtojini vëmendje zakoneve që i bëni pa vetëdije dhe do të zbuloni se mund të jeni duke bërë disa gjëra gabim dhe duhet t’i ndreqni menjëherë.

Ja cilat janë tetë sjelljet joetike që mund t’ju bëjnë të dukeni keq në sytë e të tjerëve.

Kontrolli i celularit kur flisni me dikë
Edhe pasi keni luajtur lojën “A është ai celulari yt? Ah qenka i imi!” përsëri nuk është etike të kontrolloni celularin gjatë bisedës me dikë tjetër. Duke vepruar kështu, shprehni pak ose aspak interes ndaj bashkëbiseduesit dhe i lini të kuptojë se nuk po ju tërheq biseda me të. Duke ulur sytë vazhdimisht poshtë dhe duke u shfajësuar se ju duhet të dërgoni një mesazh, ky nuk është shfajësim për të lënë pas dore personin përballë. Ju mund të mos ju duket ndonjë sjellje shumë e keqe, por është një shenjë e qartë se i keni dhënë fund vëmendjes ndaj bashkëbiseduesit. Njerëzit e përqendrojnë komunikimin e tyre në kontaktin pamor, ndaj nëse e shmangni atë, është shenjë e dukshme se nuk jeni të interesuar.

Veprimet gjatë një takimi
Mënyra më e lehtë për të qenë njeriu më i zgjuar në zyrë është të jini personi që jep vëmendjen e tij maksimale. Do të mahniteni nga sasia e informacionit që mund të mësoni, si për çështjen e takimit por edhe për njerëzit në të, nëse ndaloni së bëri shumë gjëra njëherësh dhe i kushtoni vëmendjen të pranishmëve. Do të arrini të kuptoni të sinqertët nga axhendat e fshehta, do të vini re mundësi dhe do të ndërtoni ura që do t’ju bëjnë të ndiheni të nevojshëm për njerëzit që njihni. Do të jetë e lehtë, sepse do të jeni i vetmi që përpiqet dhe i vetmi që ia del.

Mendimet për njerëz të parëndësishëm
Mos e shpenzoni energjinë tuaj duke menduar për njerëz që nuk bëjnë asnjë diferencë në jetën tuaj. Ju mund të jeni duke u marrë me lajmet e fundit nga shoubizi dhe lini mënjanë njerëzit që ju prekin më shumë, si miqtë, familja, kolegët, për të cilët duhet të tregoni më tepër vëmendje, sepse e meritojnë!

Lajmërimet
Nuk keni nevojë të dini në çast kur merrni një email, sms, apo postim në rrjetet sociale. Nëse këto gjëra do të ishin mjaftueshëm të rëndësishme për ju, atëherë do t’i bënit në një afat të përcaktuar dhe pa ndërprerjen e të tjerëve. Përqendrohuni totalisht në atë që bëni në çast. Mund t’ju pëlqejë të keni një panoramë të gjërave me të cilat merren personat e tjerë, por të kini mendjen në punët tuaja do t’ju sjellë më shumë dobi. Përdorni prioritetet.

Ndikimi i së shkuarës tek e ardhmja
Gabimet janë të vlefshme, ne mësojmë prej tyre dhe pastaj duhet t’i heqim nga ndërgjegjja. Më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë? E gjitha varet nga perspektiva juaj. Kur diçka shkon keq, kthejeni në një mundësi për të mësuar diçka që ju nuk e dinit, veçanërisht për veten. Kur diçka shkon keq për dikë tjetër, kthejeni në një mundësi për të qenë mirënjohës, tolerant dhe mirëkuptues.

E shkuara është thjesht një stërvitje. Ajo shërben për të informuar por nuk përcakton se kush jeni, nëse ju nuk e lejoni që kjo të ndodhë.

Të prisni për suksesin e sigurt
Nuk mund të ndiheni kurrë të sigurt nëse do të dilni me sukses në diçka të re, por ju mund të ndiheni përherë të sigurt te vetja se do të bëni më të mirën tuaj. Besoni se gjithmonë do të përpiqeni përsëri nëse dështoni një herë. Mjaft me pritjen, keni më pak për të humbur nga sa e mendoni dhe gjithçka për të fituar.

Të flisni pas krahëve.
Shpenzojeni kohën me biseda produktive, do të bëni më shumë gjëra dhe do të fitoni më shumë respekt. Thashethemet nuk hapin asnjë derë, por përkundrazi. Mos u merrni me fjalë, por bëni vepra për të ecur përpara në jetën tuaj pa pendime dhe me kokën lart.

Mos thoni ‘po’ në vend të ‘jo’
Refuzimi i një kërkese nga një koleg apo mik është vërtet i vështirë. Por rrallë shkon mospranimi i një oferte aq keq sa ç’e mendonit ju. Shumica e njerëzve do ta kuptonin, dhe nëse nuk e kuptojnë, atëherë përse duhet ta vrisni mendjen për ta?

Kur thoni jo, të paktën do të ndiheni keq për disa çaste. Por kur thoni po ndaj diçkaje që nuk doni ta bëni do të ndiheni keq për një kohë të gjatë. Kontrolloni pohimet dhe mohimet tuaja dhe gjeni një balancë mes tyre që të shkoni në sinkron me ato që pranoni dhe ato që doni.

*Burimi: Business Insider.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit