9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

8 Mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj

Më të lexuarat

Përderisa një mori e librave është shkruar mbi temën e lumturisë, këtu është një model i thjeshtë pune që secili mund ta praktikojë, duke filluar që sot.

1. Mësohuni me gabimet tuaja.

Richard Branson, themeluesi i Grupit Virgin, ka modeluar një qasje jo të zakonshme të lidershipit që ka tërhequr shumë vëmendje. Në kompaninë e tij, ai inkurajon dhe madje e feston dështimin. Ai thotë, “Mbi 45 vjet, gjithmonë kemi qëndruar me moton tonë: ‘Screw it, let’s do this’. Mos u shqetësoni për dështimet tuaja, mësoni prej tyre dhe provojeni përsëri. Të bërit gabime dhe hasja në pengesa është pjesë e ADN-së së çdo sipërmarrësi të suksesshëm dhe unë nuk jam përjashtim”.

2. Bëhuni kureshtarë.

Albert Einstein dikur shpjegoi gjenialitetin e tij kur tha: “Nuk kam një talent të veçantë. Unë thjesht jam shumë kurioz”. Siç duket, kurioziteti është një cilësi jashtëzakonisht e dobishme, shumica prej nesh – jo vetëm gjenitë  – mund ta shfrytëzojnë atë si avantazh. Disa studime tregojnë se njerëzit kureshtarë krijojnë marrëdhënie më të mira dhe e kalojnë më mirë me të tjerët. Në të vërtetë, njerëzit në përgjithësi kanë më shumë dëshirë të jenë pranë njerëzve kureshtarë.

3. Gjeje qëllimin e jetës tënde.

Kujtojani vetes shpesh se qëllimi i jetës suaj nuk është që të punoni 8 orë në ditë, pesë ditë në javë për 30 vjet, me radhë dhe pastaj të dilni në pension. Qëllimi juaj i vërtetë duhet të jetë për të zbuluar thirrjen tuaj të brendshme dhe për të shiijuar rrugëtimin e jetës. Në fund të jetës, përmes punës tuaj ju duhet tu përgjigjeni dy pyetjeve: Si kam ndikuar në jetën e të tjerëve? Kujt i kam bërë mirë dhe çfarë kam kontribuar?

4. Ngadalësoni.

Ne të gjithë kemi një tendencë të punojmë shumë dhe mendojmë se nëse nuk jemi çdo ditë shumë produktivë, ne disi kemi dështuar. Ngadalësoni dhe eliminoni nevojën për të bërë përpjekje për të qenë të përsosur. Ju do të filloni t’i vlerësoni dhe të përqendroheni në gjërat e tjera që i keni lënë pas dore.

5. Jini më spontan.

Shtoni spontanitetin në jetën tuaj duke bërë atë që mendoni se është e nevojshme për një jetë të shëndetshme. Nëse jeni në punë, bëni pushime të rregullta: Meditoni, dilni për një shëtitje jashtë, merrni një sy gjumë 15 minuta, luani një lojë ose thjesht shijoni vetveten. Javën e ardhshme, mendoni për një një hobi të ri. Befasojeni veten!

6. Qesh më shumë.

Humori ju ndihmon të mendoni më gjerësisht dhe me kreativisht, sipas psikologëve. Në një studim, ata i shtynë studentët të zgjidhnin një enigmë pasi të kenë shikuar një video qesharake. Njëzet për qind më shumë enigma u zgjidhën nga studentët të cilët kishin shikuar humor krahasuar me studentët që kishin shikuar paraprakisht video të frikshme apo të mërzitshme.

Prej buzëqeshjes, kemi edhe përfitime të tjera: Të qeshurit liron endorfinë në trup – një kimikat 10 herë më i fuqishëm se morfina – me të njëjtin efekt ngazëllyes si një stërvitje intensive në palestër.

7. Shprehni mirënjohje kur takoni një person tjetër.

Thënia “Jam i lumtur që po të shoh!” shpesh përdoret si një shprehje përshëndetëse, kur bëhet me tonin e duhur që e lartëson pozitivisht personin tjetër (dhe ju bën të dukeni mirë dhe të ndiheni më të lumtur).

8. Bëhuni vetvetja.

Si do të ndiheshit nëse, çdo ditë, ju flisni çfarë mendoni dhe u qëndroni besnik bindjeve tuaja? Imagjinoni lumturinë që do të ndjeni dhe respektin që do ia atriboni vetes. Të jesh origjinal është shumë më pak stresuese se të pretendosh se je dikush tjetër. Duke qenë  origjinalë, ju jo vetëm që u besoni vendimeve që ndërmerrni, por edhe të tjerët kanë besim tek ju. Ata do t’ju respektojnë juve për faktin se jeni në gjendje të mbështesni vlerat dhe besimet tuaja. Kjo krijon lumturi të vërtetë në jetën tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit