4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

50 Ide në lidhje me Artin e Pranimit të Dallimeve dhe Bashkëjetesës Pozitive më mes të njerëzve

Më të lexuarat

Gjërat në vijim janë më shumë se të nevojshme t’i dimë kur duam të diskutojmë:
1. Unë nuk jam ti.
2. Nuk është patjetër të bindesh me atë çfarë unë jam i bindur.
3. Nuk është patjetër të shohësh atë që shoh unë apo të ndash të njëjtën pikëpamje me mua.
4. Dallimi është gjë e natyrshme në jetë.
5. Askush nuk mund të shoh në këndin 360°.
6. Njihi njerëzit që të bashkëjetosh me ta e jo që t’i ndryshosh ata.
7. Dallimi i njerëzve për nga lloji apo tipi është diçka pozitive dhe integruese (plotësuese).
8. Ajo që të shërben apo është e dobishme për ty nuk do të thotë patjetër të më shërbej edhe mua.
9. Pozita dhe situata e ndryshon llojin/tipin e njerëzve.
10. Nëse arrij të ju kuptoj nuk do të thotë se jam i bindur me atë që thoni.
11. Çfarë të pengon apo bezdis ty ka mundësi që të mos më bezdis mua.
12. Dialogu ka për qëllim bindjen e tjetrit e jo detyrimin e tij.
13. Më ndihmo ta sqarojë mendimin tim.
14. Mos u ndal tek thënia/termi që përdori por mundohu ta kuptosh qëllimin tim.
15. Mos me gjyko në bazë të një thënie apo sjellje kalimtare, të rastit.
16. Mos gjurmo gabimet dhe të metat e mia.
17. Mos e luaj rolin e mësuesit ndaj meje.
18. Më ndihmo të kuptoj pikëpamjen tuaj.
19. Me prano ashtu siç jam ashtu që të të pranoj ashtu siç je.
20. Njeriu nuk diskuton vetëm se rreth asaj që është ndryshe.
21. Dallimi i ngjyrave i jep pllakës/panoramës bukuri.
22. Me trajto me dashuri ashtu që të trajtoj edhe unë ty një ashtu.
23. Efektiviteti i duarve ekziston pasi ato dallojnë nga njëra-tjetra dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën.
24. Jeta bazohet në tek dhe çift. (1, 3, 5 … dhe 2, 4, 6 ..)
25. Ti je vetëm një pjesë e një sistemi të përgjithshëm të jetës.
26. Futbolli mund të luhet vetëm kur ka dy ekipe të ndryshme.
27. Dallimi është pavarësi brenda sistemit.
28. Biri/bija yt(e) nuk është ti dhe koha e tij nuk është koha jote.
29. Bashkëshortja ose bashkëshorti yt është fytyra përballë por jo identike e jotja ‘pikërisht sikurse duart’
30. Sikur njerëzit të mendonin të gjithë njësoj, kreativiteti do të zhdukej.
31. Numri i madh i kufizimeve shuan energjinë e njeriut.
32. Njerëzve u duhet vlerësim, stimulim dhe falënderim.
33. Kurrë mos nënvlerëso punën e të tjerëve.
34. Hulumto sa ia kam qëlluar ngase gabimi është pjesë e natyrshme e imja dhe e jotja.
35. Shiko anën pozitive të karakterit tim.
36. Le të jetë logo dhe bindje e juaj në jetë: ‘njerëzit kanë tendencë për mirësi, dashuri dhe mbarësi’.
37. Buzëqesh dhe shiko njerëzit me respekt dhe vlerësim.
38. Unë pa ty jam i pafuqishëm.
39. Sikur të mos ishe ti ndryshe, as unë nuk do të isha ndryshe.
40. Nuk ka asnjë njeri që nuk ka nevojë dhe dobësi.
41. Sikur mos të ishte nevoja dhe dobësia ime, ti nuk do të kishe sukses.
42. Unë nuk e shoh fytyrën time, por ti e sheh gjithsesi. Sikur që edhe unë tënden.
43. Nëse ma mbron shpinën, sigurisht se edhe unë do ta mbrojë tënden.
44. Unë dhe ti e kryejmë punën më shpejt dhe me më pak mund.
45. Në jetë ka vend për mua, për ty por edhe për të gjithë të tjerët.
46. Ajo që ekziston mjafton për të gjithë.
47. Nuk mund të hani më shumë sesa u zë barku.
48. Ashtu siç ke ti të drejtë, edhe tjetri ka të drejtë.
49. Ti mund të ndryshosh veten por nuk mund të me ndryshosh mua.
50. Prano dallimet e tjetrit dhe zhvillo veten.
Lus Zotin fuqiplotë të na jep sukses, maturi dhe forcë për ndryshim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit