5 veprime të rrezikshme gjatë drejtimit të automjetit

0
16

Pakujdesia në timon mund të shkaktojë tragjedi të mëdha. Drejtimi i mjetit me shpejtësi, apo nën efektin e alkoolit janë vetëm dy prej shumë gjërave që e bëjnë të rrezikshëm udhëtimin.

Raportohet se 1.3 milionë njerëz humbin jetën në mbarë botën si pasojë e aksidenteve rrugore çdo vit dhe kjo është një shifër alarmante.

Më poshtë po u tregojmë 5 nga veprimet e rrezikshme që bëjmë ndërsa jemi duke drejtuar automjetin.

Takat gjatë drejtimit të automjetit

Ky është një problem i femrave dhe një pjesë e mirë e tyre drejtojnë makinën me taka. Kjo është e gabuar, pasi takat mund të ngecin në tapetin e makinës dhe të bëhen shkak për aksidente.

Femrat duhet të mbajnë gjithmonë me vete një palë këpucë të sheshta, në mënyrë që të ngasin makinën më lehtë dhe të shmangin ndonjë tragjedi.

Kufjet

Një tjetër ide e keqe dhe e rrezikshme është mbajtja e kufjeve gjatë drejtimit të makinës. Kurrë mos e bëni, pasi nuk dëgjoni lajmërimet e rëndësishme, si dikush që parakalon apo një tjetër që ka ndonjë urgjencë.

Madje ka edhe njerëz të cilën mund t’i zërë gjumi në makinë, teksa dëgjojnë muzikë me kufje, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Përdorimi i telefonit

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës është një probleme tejet serioz. Shumë aksidente shkaktohen si pasojë e telefonit, pasi ai e shpërqendron shoferin.

Sipas studimeve, përdorimi i tepruar i telefonit mund të zvogëlojë rrezen e shikimit të shoferit dhe të ketë një reagim më të ngadaltë në timon.

Kafshët në makinë

Dashuria për kafshët është një tregues se ju keni ndjeshmëri dhe zemër të madhe, mirëpo nuk është makina vendi i duhur për këtë. Është shumë e rrezikshme që të mbani kafshët në makinë, sidomos në prehër.

Edhe pse kafshët mund të ulen në vendin e pasagjerit, ato mund të hidhen gjatë kohës që mjeti është në lëvizje dhe të shpërqendrojnë shoferin. Kjo më pas mund të sjellë ndonjë tragjedi.

Kafshët janë të paparashikueshme dhe nuk është e këshillueshme që t’i marrin ato gjatë drejtimit të makinës, sidomos kur jemi vetëm.

Drejtimi i timonit me gjunjë

Ndonjëherë ju mund të keni diçka në dorë dhe përdorni gjunjët për të mbajtur timonin, Mos e bëni më, pasi kjo është e rrezikshme. Gjunjët nuk mund ta kontrollojnë timonin njësoj si duart.

Gjithmonë përdorni duart dhe tregohuni të kujdesshëm, pasi një gabim i vogël mund të shkaktojë ndonjë tragjedi të rëndë.