9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

40 francezëve do t’iu konfiskohen pasaportat pas dyshimeve për planifikim për të vajtur në Siri dhe Irak

Më të lexuarat

Franca përgatitet të konfiskojë edhe pasaportat e 40 personave të dyshuar se do të merrnin pjesë në luftimet në Irak dhe  Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka dhënë informacione për gazetarët për ligjin e ri anti-terrorizëm dhe ka folur në lidhje me konfiskimin e pasaportave të 6 personave të cilët janë dyshuar se do shkonin në Siri për të luftuar.
 
Cazeneuve thekson se të dyshuarit janë të moshës 23-28 dhe ka theksuar se krahas 6 personave të cilat i janë konfiskuar pasaportat, janë edhe 40 persona të tjerë që do ti konfiskohen pasaportat për 6 muaj nga ministria.
 
Ministria e Brendshme për herë të parë ka vendosur të konfiskojë pasaportat e 6 personave të dyshuar se do të shkojnë për të luftuar në Siri. Krahas pasaportave personave në fjalë iu janë konfiskuar edhe kartat e identitetit të cilat përdoren edhe për të udhëtuar.
 
Sipas ligjit i cili aplikohet për herë të parë pasaportat dhe kartat e identitetit të personave të dyshuar do të qëndrojnë tek autoritetet franceze, dhe në përfundim të afatit 6 mujor nëse do të jetë e nevojshme kjo kohë mund të shtyhet.
 
Qeveria raporton se rreth 1 300 qytetarë francezë janë përfshirë në luftën në Irak apo Siri. Ndërsa Kombet e Bashkuara kanë njoftuar më parë se më shumë se 13 mijë luftëtarë të huaj nga 80 vende janë përfshirë në luftimet në Irak dhe Siri krahas ISIL./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit