8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

25 vjet burgim vrasësit të të riut në Bresalc

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 25 vjet burgim të pandehurin L.U. për vrasjen e viktimës F.A. më 28 korrik 2018 në mbrëmje në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Ai është dënuar për veprat penale “vrasje e rëndë”, “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, L.U. kishte vrarë 22-vjeçarin F.A. duke gjuajtur nga një distancë prej 1.5 metra me revole TT, duke e goditur në anën e majtë të kraharorit dhe duke i shkaktuar plagë tejshpuese, e duke rrezikuar edhe jetën e personave tjerë që ishin prezentë.

Dëshmitarët thonë se vrasja e 22-vjeçarit në Bresalc ndodhi aksidentalisht, po hetohen motivet

Në ditën kritike i akuzuari me revolen e tij kishte kanosur seriozisht personat e tjerë që ishin prezent K. H., L. M. dhe G. A.

Gjykata ka njoftuar se për vrasje ai është dënuar me 23 vjet burgim, për kanosje me dy vjet burgim dhe për armëmbajtje pa leje me një vit burgim. Duke u bazuar në nenin 80 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, trupi gjykues ka shqiptuar një dënim unik për tri veprat, në kohëzgjatje prej 25 vjetësh burgim.

Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit