9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

13 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Indi

Më të lexuarat

Tre persona arritën që të shmangen nga shembja e një pjesë e katit të parë të godinës në Mughalsarai, rreth 300 kilometra në juglindje të Lucknow, kryeqytetit të shtetit indian Uttar Pradesh.

 

Nga shembja e një ndërtese e cila ishte në ndërtimin e sipër në qytetin e Indisë veriore, të paktën 13 persona të cilët kishin fjetur në rrethinën e godinës humbën jetën, deklaroi policia indiane këtë mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA) .

 

Tre persona arritën që ti shpëojnë shembjes së një pjese e katit të parë të godinës në Mughalsarai, rreth 300 kilometra në juglindje të Lucknow, kryeqytetit të shtetit indian Uttar Pradesh. “Njerëzit mbetën nën rrënoja pasi ndërtesa u shemb,” tha roja i ndërtesës, Chandauli Muniraj.

 

Dy persona u dërguan në spital, njëri prej të cilëve humbi jetën më vonë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 13. Në mesin e viktimave është edhe pronari i ndërtesës Mohammad Kamarrudin dhe anëtarët e familjes së tij, përfshirë dy fëmijë nën moshën tetë vjeçare, tha Muniraj.

 

Policia hapi një hetim për të gjetur shkakun e shembjes së ndërtesës në fjalë.

 

Shembja e ndërtesave në Indi është dukuri e shpeshtë, ku ndalimi i ndërtimit të ndërtesave të larta dhe rregulloret e “dobëta”, detyrojnë shumë njerëz që ndërtimet ti bëjnë në kundërshtim me kushtet e përcaktuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit