17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Zlatan Ibrahimoviç vendos mbi shpatullat tatuazhin me emrin “Abdullah”

Më të lexuarat

Krahas fotos me tatuazh Zlatan la një mesazh: “Shumë emër i rëndësishëm për mua”.

 

Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti i Paris Saint-Germain (PSG), në profilin e tij  në Twitter publikoi një foto me tatuazhin më të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Në fotografinë e postuar, mbi shpatullën e majtë të futbollistit të njohur shihet tatuazh i ri me emrin “Abdullah”. Krahas fotos me tatuazh Zlatan la një mesazh: “Shumë emër i rëndësishëm për mua”. 

 

Ndërkohë Abdullah është emër me origjinë arabe dhe do të thotë Shërbëtor i Zotit. Babai i profetit Muhamed është quajtur Abdullah.

 

Është e njohur se Ibra është tifoz i madh i tatuazheve. Më herët, ndër të tjera, në pjesën e pasme të dorës së djathtë mbi bërryl ka vendosur tatuazh me emrin e tij në alfabetin arab./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit