9.1 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

12 Rregulla bazë për higjienën intime të femrës

Më të lexuarat

Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit. Por, shumë rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime.

Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat, edhe atë jo vetëm që të ndjehen më pastër dhe më freskët, por edhe t’i shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten.

Më poshtë mund të lexoni rregullat bazë për mbajtjen e higjienës “atje poshtë”:

1. Sapunët e rëndomtë dhe xhelet për dush nuk janë të përshtatshëm për larjen e vaginës.

    
Pjesa më e madhe e sapunëve dhe xheleve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vlerës natyrale të pH-së të lëkurës, e cila është 5,5. Por, pH-ja normale e vaginës së shëndetshme sillet prej 3,8 deri më 4,5.Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale(baktere “e mirë), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.

Si pasojë e kësaj mund të paraqitet iritim, kruarje, dhembje, erë e keqe, rrjedhje abnormale ose infeksion. Andaj, të jeni të kujdesshëm gjatë blerjes së prodhimeve për higjienë intime.Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale(baktere “e mirë), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.

Numër i madh i gjinekologëve këshillojnë që të përdorni vetëm ujë të nxehtë, por nëse vendosni që kjo nuk është e mjaftueshme, përdorni vetëm prodhime të prodhuara vetëm për kujdesin e zonës intime.

2. Lajeni vetëm pjesën e jashtme të vaginës.


Vagina ka aftësi vetëpastruese, andaj nuk është e patjetërsueshme që ta pastroni brendësinë e saj, por mund të themi se edhe është e dëmshme. Kjo do të thotë se duhet të pastroni vulvën, buzët e vaginës dhe zonën rreth klitorisit.

3. Pastrohuni “poshtë” një herë brenda ditës.


Të paktën një herë brenda ditës pastroni pjesët intime me ujë të nxehtë. Duhet që të pastroni pjesët intime pas çdo “nevoje të madhe” që të parandaloni përhapjen e baktereve në vaginë. Kur të keni menstruacion, pastrohuni dy herë brenda ditës vetëm me ujë te nxehtë (kur themi ujë të nxehtë mendojmë në temperaturën e ujit që sigurisht se mund ta duroni, mos të jetë shumë i nxehtë).

4. Mos përdorni dorëza ose sfungjer.


Sfungjerët dhe dorëzat mund të ju shkaktojnë lëndime të vogla të lëkurës butë dhe delikate të vaginës. Gjatë kohës së larjes mjafton që të përdorni vetëm dorën tuaj.

5. Mos e spërkatni ujin direkt në vaginë.


Uji duhet të rrjedhe prej lart – poshtë që të parandaloni hyrjen e baktereve në brendinë e vaginës.

6. Çdo herë përdorni leckë/peshqir të butë dhe të thatë.


Lecka/peshqiri me të cilin theheni pas larjes duhet të jetë e butë dhe e thatë. Ndërrojeni atë në çdo 2-3 ditë dhe përdoreni vetëm ju dhe askush tjetër.

7. Fshihuni përpara nga mbrapa.


Pas toaletit, pastrohuni me ujë dhe fshihuni me letër toaleti nga përpara – mbrapa, dmth nga vagina kah anusi.

8. Mbani veshje të brendshme të pambukut


Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të merr frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë në pjesën intime dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve.Çdo herë mbani veshje të brendshme të pambukur, kurse ato tjerat “specialet” mbani vetëm për mbrëmje speciale.

Gjithashtu, është mirë që t’i shmangeni xhinseve dhe pantallonave të ngushta.

9. Pastroni pjesët intime para dhe pas aktit seksual.


Përveç asaj, është shumë me rëndësi që partneri juaj të mbajë higjienë të mirë intime.

10. Seksi gjatë kohës së menstruacionit sjell paraqitjen e infeksioneve.


Prandaj, shmangeni atë. Duhet të apstenoni tërësisht deri sa të ju mbarojë gjakderdhja menstruale.

11. Gjatë kohës së menstruacionit ndërroni vatat higjienike në çdo 2-4 orë.


Mos lejoni që të mbeteni me të njejtën vatë higjienikie me tepër se 4 orë. Në atë rast jo vetëm se nuk do të ndjeheni e freskët, por edhe i jepni hapësirë baktereve të dëmshme që të shumohen.

12. Përdorni tamponë më rrallë dhe ndërroni në çdo 2-3 orë.


ASNJËHERË nuk duhet të fleni me tamponë. Tamponët duhet të ndërrohen rregullisht sepse mund të shkaktojnë infeksione ose sindromin e shokut toksik, i cili konsiderohet si sëmundje potencialisht fatale. Mos përdorni tamponë nëse keni infeksion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit