8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

10 Pyetje gjëegjëza, sfidë për inteligjencën tënde

Më të lexuarat

Këto gjëegjëza sfidojnë inteligjencën tënde edhe pse janë shumë të thjeshta, por ajo që i veçon është se mbështeten në përgjigje logjike.
Na informo sa gjëegjëza i zgjodhe vet.

Pyetjet:

1- I ke pesë molla në një shportë. Këto molla duhet tua shpërndash të plota pesë njerëzve dhe një mollë të ngelet në shportë. Si mund ti ndash ato molla?

2- Si mund ta bësh numrin 66 më të madh për 50% pa asnjë kalkulim matematikor?

3- U fikën dritat dhe ti duhet të marrësh nga dollapi i rrobave një palë çorape. Në dollap ke 22 palë çorape të kaltra dhe 35 palë të zeza, sa palë çorape duhet të marrësh për ti patë dy palë çorape të njëjta?

4- Një gjë e përbashkët mes kitarës dhe çiftelisë, kitara i ka 6 kurse çiftelia i ka 8. Çka mund të jetë kjo gjë e përbashkët mes tyre?
 5- Një qen i lidhur me një zinxhir prej 2 metrave, kurse një asht është larg qenit 10 metra. Si ka mundësi qeni ti afrohet ashtit, duke qenë i lidhur në zinxhir?
6- Në cilin muaj të vitit gratë flasin më pak?
7- I gjithë publiku mund ta parasheh rezultatin e lojës në fillim të lojës. Si mund ta bëjë këtë gjë?
8- Një shoferit të kamionit, pa drita dhe pa ndriçim të hënës, i kaloi një grua para kamionit dhe nuk e shkeli. Si ndodhi kjo gjë?
9- Një shenjë mund ta vendosim mes 5 dhe 6 dhe kjo gjë na ofron një numër më të madh se 5 dhe më të vogël se 6. Cila është ajo shenjë?
10- Ku mund të gjejmë dete pa ujë, xhungla pa drunj dhe qytete pa ndërtesa?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit