2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zvicra ndalon burka-n

Më të lexuarat

Ligji toleron vetëm shërbimet fetare, zakonet indigjene, shfaqjet teatrale, arsyet shëndetësore ose klimatike

Parlamenti i Zvicrës miratoi një ligj të mërkurën që ndalon mbulimin e fytyrës, me theks burka-n fetare.

Ligji për “ndalimin e burka-s” u miratua nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, e njohur në vend si Nationalrat, me 151 vota pro dhe 29 kundër, raporton Anadolu, duke cituar transmetuesin publik SRF.

Qeveria federale zvicerane ka thirrur një referendum për këtë çështje në vitin 2021.

Për ndalimin e veshjes së burka-s votuan 51.2 për qind dhe kundër 48.8 për qind.

Ligji i ri ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike dhe private të aksesueshme për publikun e gjerë në mënyrë të tillë që tiparet e fytyrës të mos njihen.

Shkelësit përballen me një gjobë deri në 1000 franga zvicerane.

Ka disa përjashtime nga ndalimi, duke përfshirë shërbimet fetare, zakonet indigjene, shfaqjet teatrale dhe mbulimin për arsye shëndetësore ose klimatike.

Franca dhe Belgjika ishin vendet e para në Evropë që ndaluan burka-n në vende publike në vitin 2011, e ndjekur nga Bullgaria në 2016, Austria në 2017 dhe Danimarka në 2018. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit