Prishtinë, më 14 dhjetor 2022
Zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Selim Argun, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, i shoqëruar nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u mirëprit nga kryetari i këtij Këshilli, Besim ef. Berisha.
Kryetari Berisha e falenderoi mysafirin për prezencën e tij dhe e informoi me rrjedhën e punëve dhe angazhimeve të KBI-Prizren.
Zv. kryetari i Dijanetit, z. Argun u nda tejet i kënaqur me jetën fetare e tradicionale në qytetin e lashtë të Prizrenit.
The post Zv.kryetari i Dijanetit vizitoi Prizrenin appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.