14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A keni dëgjuar për librin e parë në fushën e ekologjisë, i cili u shkruajt në vitin 255 hixhri nga Al Xhahidh?

Më të lexuarat

Qysh herët Arabët i njihnin kafshët që jetonin në mjedisin e tyre, karakteristikat dhe mënyrat e jetës që bënin këto kafshë. Poezitë e njerëzve paraislamikë janë të pasura me përshkrime të kafshëve të ndryshme dhe u pasua në epokën e kodifikimit që u shfaqën disa libra për kafshët, të tilla si: Libri i Deveve nga Asma’i dhe Libri i Kuajve nga Abu Hatim al-Sixhistani. Këta autorë në librat e tyre nuk kishin të bënin me tematikën e kafshëve, përkundrazi interesi i tyre përqendrohej në provat poetike që përmendnin kafshët në kontekstin e tyre. Prandaj, këta ishin libra thjesht letrar.
Por Al-Xhahidh mbajti një qasje tjetër në librin e tij “Kafshët”, ndryshe nga qasja e bashkëkohësve të tij. Nëse përkufizimi i shkencës së ekologjisë është ajo që studion qënien e gjallë dhe marrëdhëniet e tij me mjedisin ku ai jeton, atëherë mund të pretendojmë se Al-Xhahidh ishte i pari në histori që paraqiti një libër shkencor ekologjik. Libri i tij ka të bëjë me kafshët, karakteristikat, mjedisin dhe ndërveprimin e tyre me ato kafshë të tjera që i rrethojnë.
Al-Xhahidh u mbështet në disa burime në librin e tij: Kështu që ai i kthehet Kur’anit dhe Sunetit pa pushim dhe mbështetet në poezinë arabe në shumë vende. Besimi i tij në poezinë arabe është për shkak të vetëdijes së tij se arabët në mjedisin e tyre origjinal kishin ndërtuar njohuritë e tyre për kafshët mbi përvojën e tyre dhe vëzhgimin e tyre të vazhdueshëm.
Libri i kafshëve nga al-Xhahidh mbeti larg syve të orientalistëve, deri në kohën kur gjuhëtari dhe recensuesi Egjiptian Abdu-Selam Harun vendosi në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë të përballej me këtë detyrë. Ai mblodhi dorëshkrimet e disponueshme të librit “Kafshët” nga vende të ndryshme dhe punoi për t’i saktësuar ato. Ai e nxori librin në gjashtë vëllime dhe dy vëllime për indekse. Kjo kopje u botua në vitin 1938 dhe ishte kopja e parë e shtypur e librit të kafshëve në shekullin e njëzetë. Kompleksi gjuhësor në Kajro i dha Abdu-Salam Harunit në vitin 1949. -1950, çmim për arritjen e tij në librin “Kafshët”.
Haruni nuk ishte i kënaqur me atë që bëri. Përkundrazi, ai e përmblodhi librin dhe e nxori në një kopje të bukur në një vëllim në mënyrë që të rinjtë ta lexonin librin dhe të përfitonin më lehtë nga ai.

Uisamud-Din Muhamed Abduhu

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit