-2.5 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Zogiani: Qasja e Ramabajës rreth islamit, nuk përfaqëson politikën e Vetëvendosjes

Më të lexuarat

Gazetari dhe analisti Avni Zogiani është përfshirë ne debatin që ka ngjallur ditë më parë kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja.

Ai shkruan:

Nje gje eshte teresisht e qarte, qasja e Sadri Rranabajes ne lidhje me situaten qe kemi rreth Islamit ne Kosove, me se paku perfaqeson politiken e Vetevendosjes per kte çeshtje, e cila ka qene e kujdesshme dhe e bazuar ne njohje dhe respektim te ketij komuniteti ne Kosove. Kjo qasje e eks-komunikimit, fyerjes, paragjykimit dhe e mohimit eshte perfaqesuar nga partite tjera politike, sidomos nga PDK e AAK. Kur ta shohesh edhe afersine e Rramabajes me disa eksponente ne prapaskene te ketyre partive, nuk ka se si te t’mos shkoje mendja qe ketu kemi nje rikthim te tij tek strukturat non-shalente te politikes ne lidhje me Islamin, e cila konsiston ne nje qasje te hershme te politikes qe kerkon njohje e pranim nga Perendimi duke mohuar nje pjese te konsiderueshme te shoqerise kosovare. Kjo qasje ka ndihmuar shtimin e ekstremizmit dhe ndjenjen e diskriminimit tek myslimanet ne Kosove, gje qe ka rezultuar ne efekte te barrikadimit e fundamentalizimit te nje pjese te ketij komuniteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit