14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ramabaja: Islami politik është hap drejt fashizmit për këtë arsye është i rrezikshëm

Më të lexuarat

Sadri Ramabaja nga Vetëvendosje ka thënë se në Kosovë nuk ka Islamofobi.

Ai ka thënë se nuk ka frikë nga Islami si religjion, por që frika e tij e madhe është nga Islami politik.

“Në hall me islamin politik është komplet Evropa”, ka vazhduar ai në Info Magazine.

“Unë nuk jam islamofob”, ka thënë Ramabaja, pasi që në ditët e fundit ka qenë cak i shumë kritikave pas një postimi të bërë në rrjete sociale.

“Islami politik është hap drejt fashizmit për këtë arsye është i rrezikshëm”.

Ai ka thënë më tej se mes Lëvizjes Besa në Maqedoni dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë nuk ka asgjë te keqe mund të vazhdohet komunikimi”

“Nuk është cështja se Vetëvendosje është përcaktuar për lejimin e shamisë por e ka pasur gabim edhe Albin Kurti edhe VV pasi ne jetojmë në një ambient tjetër”, ka shtuar ai.

“Shamia nuk është identifikim nacional pasi një pjesë e njerzëve të paditur e identifikojnë shaminë e nënave tona në Dukagjin me shaminë në Siri”.

“këto nuk kanë të bëjnë me Islamin”, ka pohuar Ramabaja.

Ai ka thënë se ata janë të interesuar që feja dhe shteti të jenë të ndarë dhe ka konsideruar se kjo në vend po vihet në rrezik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit