Një re e made tymi ka mbuluar pellgun e Atikës. Zjarret që kanë përfshirë disa zona në greqi deri më tani kanë shkrumbuar disa banesa dhe shumë banorë janë evakuuar.
Observatori Kombëtar i Athinës (EEA) ka bërë me dije se zjarrin e aktivizuar në Varybobi e karakterizon një situatë e keqe, përsa i përket grimcave të dëmshme PM2.5 (grimca të holla të thithura, me një diametër prej rreth 2, 5 mikrometra dhe më i vogël).
Një njoftim nga EAA tërheq vëmendjen e banorëve të Atikës, në zonat me vlera të larta PM2.5, që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre me dritare dhe dyer të mbyllura hermetikisht.
Nga platforma evropiane e matjes së cilësisë së ajrit PurpleAir: Monitorimi i Cilësisë së Ajrit në kohë reale bazuar në gjeneratën e re të sensorëve “Internet of Things”. Njësitë janë në mikrogramë për metër kub. Vlerat e shfaqura nuk janë të kalibruara dhe duhet të ndahen me një faktor prej rreth 1.8. /abcnews.al